Rritet numri i personave të arrestuar për shkak se përndjekin vajzat në mënyrë të vazhdueshme.
Brenda një jave janë arrestuar 3 djem, pasi përndiqnin vajzat, shpesh edhe duke i kërcënuar.
Një 22-vjeçar nga Velipoja ka përndjekur një vajzë 23 vjeç. Ai është arrestuar nga policia e Tiranës pasi përveçse e ka përndjekur 23 vjeçaren e ka kërcënuar atë në mënyre që të dilte për kafe me të.
Edhe në qytetin e Kukësit është vërejtur i njëjti fenomen. B.A 26 vjeç ka përndjekur një 19-vjeçare dhe për këtë arsye është arrestuar nga Policia e Kukësit.
Pak ditë më parë ka rënë në pranga edhe Ardit Cizmi nga Sukthi. 26 vjeçari prej disa muajsh ka përndjekur një vajzë 20 vjeç. Ai e ka kërcënuar edhe nëpërmjet telefonit.
Të tre këta persona do të akuzohen për “Përndjekje” dhe kërcënim. Sipas Psikologëve qeveria duhet të rrisë masën e dënimit për këta të rinj që vuajnë nga çrregullimet, në mënyrë që të mos ketë raste të përsëritura.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com