Veriu i Shqipërisë është tronditur mëngjesin e sotëm nga një tërmet, me magnitudë 4.4 ballë.

Mësohet se lëkundjet janë ndjerë rreth orës 06:08,  ndërsa epiqendra e tërmetit ka qenë 12 km në verilindje të Rrëshenit dhe me thellësi 10 kilometra.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale. 
(er.nu/shqiptarja.com)