E bardha. E bardha është e pastër, është e thjeshtë. Por kur bëhet fjalë për të dekoruar shtëpitë tona, ajo tingëllon e frikshme. Në fakt janë të shumtë ata që shmangin të bardhën brenda mureve të shtëpisë. Megjithatë sipas Sarah Gray Miller, kryeredaktore e Country Living Magazine, e bardha është një ngjyrë e bukur që mund të jetë njëherësh funksionale dhe elegante. Miller sjell për të pasionuarit e dekorimit disa ide frymëzuese sesi mund të thyhen rregullat e të bardhës dhe sesi ajo mund të përfshihet në dekorimin e shtëpisë. “Ajo ka shumë prezencë. Mund të jetë e guximshme por edhe e rehatshme. Nuk ka një vend ku e bardha të mos duket e mrekullueshme” thotë Miller.

Duke filluar me anën funksionale të ngjyrës, Miller jep një mënyrë të mirë për t’i shtuar të bardhës dhomës suaj me mbulesat. Sipas edhe nëse të ftuarit derdhin një gotë me verë, mbulesat e bardha janë tepër të lehta për tu larë.
Për të shtuar pak të bardhë në dhomën tuaj, Miller sugeron perdet e bardha, veçanërisht prej pambuku, që mund të lahen lehtë në makinë larëse. Atyre mund t’u shtoni një fileto si kornizë sidomos në anën e poshtme.

Nëse jeni të interesuar për të bardhën si bojë, Miller është një fanse e madhe e mureve të bardhë. “E bardha jep hapësirë dhe na bën të ndihemi më të hapur. Përjashtim bën vetëm një dhomë me të vërtetë shumë e vogël dhe duhet përdorur një tjetër ngjyrë”. Miller rekomandon lyerjen me të njëjtën nuancë të së bardhës, çdo dhomë, duke krijuar kështu një lidhje të ambjenteve në shtëpi.
E bardha krijon një ndjenjë moderniteti në shtëpi. “E hasim shumë shpesh në Country Living kur njerëzit punojnë me objekte antikuare ose moderne”. Së fundmi e bardha është e përsosur për aksesorët. Mbulesat e bardha mund të kombinohen më gjithfarë aksesorësh. Dhe nëse keni për të shtruar një darkë për miqtë, mos hezitoni të përdorni të bardhën, pasi mbi të çdo pjatë do të duket më bukur dhe më joshëse.

Cfarë dimë për dekorimin me ngjyrën e bardhë
E bardha nuk është kurrë e mërzitshme. Bezha mund të jetë e tillë, por jo e bardha. Është një ngjyrë shumë dramatike. Kjo është e provuar nga mbretërimi i saj në dasma. Nuk lodhemi kurrë duke I parë fustanet e nusërisë.
E bardha mund të jetë komode. Njerëzit mendojnë se e bardha është e ftohtë, sepse ata besojnë se një dhomë e bardhë duhet të jetë e pastër dhe uniforme me të gjitha gjërat të vëna sipas një rregulli thuajse ushtarak. Shmangni objekete modern dhe perdorni jastëkë më ngjyra të ngrohta, kështu do të ndieni hapësirën dhe ngrohtësinë.
E bardha është fleksible. Lyej një dhomë me të bardhë dhe do të keni një kanavacë gjigande ku mund të bëni ç’të doni. Filloni me posterat e errët apo piktura me kontraste ngjyrash.
E bardha nuk kërkon shumë kujdes. Nuk ka asgjë për tu frikësuar nëse shikoni dhomë krejt të bardhë dhe njerëz që jetojnë në të. Fëmijët mund të rrinë të qetë atym, pasi gjithcka e bardhë është lehtësisht e pastrueshme.
E bardha nënkupton ngjyrë. Benjamin Moore ofron të paktën 200 nuanca të së bardhës. Nëse e shikoni me kujdes, do të konstatoni se disa prej tyre janë blu, rozë apo të gjelbërta. Ju duhet të lyeni një mur dhe të shikoni se cfarë nuance zbulon drita e diellit, për të vendosur të preferuarën tuaj.
E bardha ju lejon të dekoroni duke ndjekur modën. Ju mund të rinovoni një dhomë të bardhë vetëm duke shkëmbejnë jastëkët nga një stinë në tjetrën: blu për verën apo jastëkë portokalli për dimrin. Një tapet apo një vepër arti ka një efekt të fortë rinovues
E bardha korrigjon defektet. Nëse gjithçka është lyer me të bardhë, atëherë edhe gjurmët e ndonjë tubi të vjetër në mur do të zhduken si me magji.
E bardha pranon aksesorë. Objekte të ndryshme me tekstura të larmishme shkojnë për bukuri me të bardhën!

Shkrimi u botua ne suplementin FUNDJAVA te se perditshmes SHQIPTARJA.com

(Gre.M/Shqiptarja.com)