ZAGREB - Zyrtarët kroatë vlerësojnë se që nga nisja e luftërave ballkanike në vitin 1991, 2500 persona kanë humbur jetën nga shpërthimi i minave. Gjatë konfiktit 4-vjeçar, në vend u vendosën plot 90 mijë mina.
Heqja e tyre është një proces i ngadaltë dhe do të dojë kohë të përfundojë. Universiteti i Zagrebit prej disa kohësh po punojnë në një teknikë të re, në përdorimin e bletëve për të zbuluar minat. Ato “trajnohen” në gjetjen e TNT-së, një miks shumë i fuqishëm shpërthyes.
“Bletët kanë një nuhatje shumë të fortë, çka do të thotë se mund ta gjejnë se ku ndodhet lënda plasëse. Ne po i trajnojmë duke hedhur sheqer pranë një sasie eksplozivi. Në këtë mënyrë, ato do të mendojnë se ushqimi i tyre ka këtë erë”,-thotë profesori, Nikola Kezic.
Deri tani teknika ka dalë me sukses, por problem mbetet trajnimi i grupeve të mëdha të bletëve. Ekspertët shpresojnë që ta përsosin sa më parë këtë teknikë me kosto minimale dhe ta përhapin në të gjitha vendet e Ballkanit.
Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com