Tabaku: Ekonomia po lëngon, mazhoranca e papërgjegjshme

Tabaku: Ekonomia po lëngon, mazhoranca e papërgjegjshme

"Rritja ekonomike 2,2%, ekonomia praktikisht ka ndaluar!"- kështu ka deklaruar ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku.

Përmes një publikimi në rrjetet sociale, ajo ka folur për ekonominë e vendit, ekonomi e cila sipas saj vazhdon të lëngojë.

Në kuadër të zgjedhjeve të 30 qershorit, Tabaku i ka cilësuar votimet 'moniste', të cilat sipas saj u shoqëruan me një artimetikë të çuditshme. Nga ana tjetër, ajo është e mendimit se njëjtë si në votime edhe në ekonomi nuk dalin llogaritë.

"Raporti i INSTAT në lidhje me PBB-në flet për një rënie të saj që vjen si pasojë e uljes së investimeve, konsumit të qytetarëve, shpenzimeve qeveritare dhe natyrisht një bilanc negativ në tregtinë e jashtme. Për vite me radhë shpëtimtari i PBB-së dhe rritjes ekonomike ka qenë “shiu” por edhe investimet e huaja direkte të siguara për Shqipërinë 6 vjet më parë. Që nga viti 2013 e deri më sot qeveria Rama nuk ka siguruar as edhe një investim serioz ndërkombëtar. Rritja prej 2.21%, që për qeverine ishte shumë e kënaqshme, është 2% më e ulët se sa një vit më parë dhe ka nisur një kurbë rënëse të cilën e shmangu që nga viti 2013 vetëm si pasojë e zotit dhe TAP dhe Devoll."- deklaron Tabaku.

Teksa përmend sërish votimet e 30 qershorit, ajo thotë se 85% e shqiptarëve që nuk kanë votuar kanë refuzuar modelin e qeverisjes nga rilindja.

"Ekonomia ka nevojë të marrë frymë me politika të qarta zhvillimi, me investime në arsim, infrastrukturë dhe bujqësi e mbi të gjitha me investime në kapitalin human e teknologji për ti dhënë një hov të ri një vendi që po zbrazet e po shteron, me një model ekonomik që ka në qendër zhvillimin e biznesit dhe jo rëndimin e tij! Shqiptarët meritojnë më shumë, dhe e treguan këtë me 30 qershor!"- sugjeron ish-deputetja.

Komenti i plotë:

Aritmetika befasuese e rilindjes!
Rritja ekonomike 2,2%, ekonomia praktikisht ka ndaluar!

Ndërsa qeveria vazhdon të prodhojë rezultate befasuese në lidhje me votimet, ku votimet moniste u shoqëruan me një aritmetikë të çuditshme, të njëjtat rezultate duket se janë prodhuar dhe nga ekonomia e vendit. Dhe aty nuk dalin llogaritë.

Ekonomia vazhdon të lëngojë nga mungesa e vizionit ekonomik dhe zbatimi me përpikmëri i vizionit klientelist të qeverisë. Raporti i INSTAT në lidhje me PBB-në flet për një rënie të saj që vjen si pasojë e uljes së investimeve, konsumit të qytetarëve, shpenzimeve qeveritare dhe natyrisht një bilanc negativ në tregtinë e jashtme.

Për vite me radhë shpëtimtari i PBB-së dhe rritjes ekonomike ka qenë “shiu” por edhe investimet e huaja direkte të siguara për Shqipërinë 6 vjet më parë. Që nga viti 2013 e deri më sot qeveria Rama nuk ka siguruar as edhe një investim serioz ndërkombëtar. Rritja prej 2.21%, që për qeverine ishte shumë e kënaqshme, është 2% më e ulët se sa një vit më parë dhe ka nisur një kurbë rënëse të cilën e shmangu që nga viti 2013 vetëm si pasojë e zotit dhe TAP dhe Devoll.

Për tremujorin e parë të 2019 shihet një rënie e kontributit të energjisë dhe industrisë negativ prej -0.81%. një dëshmi e problemeve kronike të një ekonomie e cila është në varësi të “shijes” dhe “kohës” së shirave. E njëjta tendencë vihet re në fushën e shërbimeve ku edhe pse pretendohet rritja e turistëve sektori shërbimit te argetimit etj ka rënie prej -0,54 pikë përqindje.

Ndërkohë që për dy tremujorë me rradhë konsumi ka rënë me rënie prej 0,76 %. Dhe kur tendenca përsëritet sigurisht që është problematike. Kjo rënie e konsumit vjen prej emigrimit masiv, taksave të larta, vendosjes se TVSH për biznesin e vogël që sic vetë të dhënat e MF tregojnë nuk rezultoi në rënie informaliteti por vec mbyllje biznesesh si dhe perspektivës së keqe ekonomike dhe perceptimit negativ për ekonominë.

Kjo është vënë re që në 2013, kjo tendencë tregohej sa herë që qeveri ka ndërmarrë vendime klienteliste, sa herë ka rritur taksat për të pamundurt e ulur ato për të favorizuar një grup bizneseh, kjo është vënë re kur familjet filluan të konsumonin kursimet e tyre, kur u rritën tarifat e energjisë dhe të arsimit, kur buxheti i familjave ra!

Fasada ka rënë kudo, dhe në ekonomi dhe ato 85% të shqiptarëve që nuk kanë votuar kanë refuzuar dhe këtë model qeverisje e këtë sistem të ngritur nga rilindja.

Ekonomia ka nevojë të marrë frymë me politika të qarta zhvillimi, me investime në arsim, infrastrukturë dhe bujqësi e mbi të gjitha me investime në kapitalin human e teknologji për ti dhënë një hov të ri një vendi që po zbrazet e po shteron, me një model ekonomik që ka në qendër zhvillimin e biznesit dhe jo rëndimin e tij! Shqiptarët meritojnë më shumë, dhe e treguan këtë me 30 qershor!

Kjo mazhorancë është e papërgjegjshme dhe me votimet e 30 qershorit tregoi që është një pakicë. Shumica dërrmuese e shqiptarëve iu shmang farsës së saj, 85% e shqiptarëve i treguan qeverisë se vizioni i saj ekonomik është vizioni i pakicës, ndërsa qindra mijëra fletë votimi me dedikime ndaj qeverisë qenë shenjë se edhe administrata socialiste është kundër “skllavërisë” moderne që po aplikon kjo mazhorancë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë