TIRANË- Për ish- deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, plani ekonomik i prezantuar ditën e djeshme nga kryeministri Edi Rama, nuk i jep zgjidhje situatës në të cilën ndodhet vendi për shkak të koronavirusit.
Sipas saj, një pjesë e mirë nga buxheti i shteti u shkon një numri shumë të vogël oligarkësh, klientë të qeverisë, e ndërsa biznesit të vogël i kërkohet që të marrë kredi.
Si zgjidhje, ish-deputetja, propozon që parat e kontratave koncesionare të pezulluar atë shkojnë në ndihmë të kësaj situate për shpenzimet e shtuara spitalore, njerëzit dhe bizneset e vogla në nevojë urgjente për ndihmë nga shteti.
"Rama thotë që shteti është i varfër për të ndihmuar qytetarët dhe biznesin e vogël në këto ditë të vështira. Vetëm për këtë vit qeveria do paguajë për koncensionet 120 mln euro (14 mld lek) nga buxheti i shtetit dhe përbën 3.3 për qind të totalit të të ardhurave tatimore të pritshme të vitit 2019. Koncesionet me pagesën më të madhe vetëm për këtë vit do të jenë : koncesioni i Laboratorëve me vlerë 13.6 mln euro, koncesioni i rrugës së Arbrit 21 mln euro, koncesioni i tre inceneratorëve që do t’i kushtojë buxhetit 18 mln euro. Plani i djeshëm i qeverisë prek 1.3% të GDP së vendit ndërsa ai i PPP-ve në Shqipëri është sa 12% e GDP-së së vitit 2019. Rama i propozon biznesit të vogël të marrë kredi për të mbuluar shpenzimet. Ndërkohë oligarkët e tij marrin 14 mld lek këtë vit nga buxheti i shtetit.
Kontratat koncesionare për vitin e vështirë financiar 2020 janë rritur me 16% në raport me një vit më parë. Buxheti i shtetit ka parà. Kontratat koncesionare të pezulluara mund të rialokohen fare mirë në nevojat dhe domosdoshmëritë për shpenzimet e shtuara spitalore, njerëzit dhe bizneset e vogla në nevojë urgjente për ndihmë nga shteti. Vetëm 2 javët e fundit janë zhvilluar 50 mln euro tendera. Vlerë kjo që mund të shkojë direkt për blerjen e tamponëve për testin.
Qeveria mund të ndihmojë bizesin e vogël duke e shpëtuar nga taksat duke i anuluar parapegesën e taksave që është e padobishme në kushtet aktuale kur 100% e bizneseve të vogla dhe të mesme janë mbyllur. Qeveria nuk ka asnjë plan për 500 mijë punonjësve që punojnë në sektorin privat dhe as për punëdhënsit e tyre. Bizneset e vogla do të marrin 400$ kompensim në total nga qeveria, ndërsa oligarkët marrin 330 mijë euro në ditë", shprehet Tabaku.
-
Kjo balona tauke që na u bo balon tabake tna trgoi për babën e saj kryehajdut se si nga një njeri pa brek në byth na u bë zengjin. Tna i trgoi balona tabake se ku e gjeti babaj ksaj pasurin që vur. Pastaj le të dali e të lefi pa pushim kjo fundrrin.
Përgjigju -
PULAVE u ka hije te kakarisin ne kotec…...ko.ko..ko..
Përgjigju -
A moj PD kur do vish ne pushtet se na shtypen keta komunistat ne Vlore
Përgjigju -
shiko ketu ne ju pame ju te PDS ne pushtete dhe nuke duame tju provojme jeni hajdute mashtrurse dhe vrases pere kete do vononi te vini ne pushtet ooo plerat e Gerdecit
Përgjigju -
A e mban mend moj znj.Tabaku se sa mire i menaxhonte PD-ja emergjencat kombetare ? Te kujtohen permbytjet ne Janar 2010 te Shkodres dhe Lezhes ku u përmbytën rreth 14,000 hektarë dhe 1200 godina, ndërsa 12,000 njerëz u desh të evakuoheshin nga banesat ? Sa nga keta moren ndihme nga qeveria juaj ? A u shpall gjendja e jashtezakonshme e pjesshme ? Po viti 2007, kur sipërfaqja totale e pyjeve te djegur arriti 127 mijë hektarë, cfare masash mori qeveria e PD-se ? Po emergjenca dimerore e vitit 2012 ku bora arriti ne lartesi 3-4 metra, cfare masash moret ? Sa menduat ju atehere per popullin ? Ta kujtoj une, minimizuat situatat, gjobitet mediat qe guxuan te publikonin lajmet dhe kercenuat familjaret qe kishin viktima qe te mos flisnin se do e pesonin keq. Me pas i dhate nje dore leke atyre qe kishin viktima e te tjeret nuk i demshperblyet por kur iket nga qeveria ne 2013, nxorret ne proteste militantet qe te kerkonin demshperblimet nga qeveria e re. Kujtoni se harruam ?
Përgjigju -
Akoma vazhdoni beni politike ne kete gjendje?! Si gjithmone e tregoni cfre lloj plerash jeni
Përgjigju











Komente
Komento