Partia Demokratike po kundërshton ashpër Paketën Fiskale të 2027-s, si një paketë që do të rëndojë biznesin. Jorida Tabaku thotë se veçanërisht biznesi i vogël do të ndjejë pasojat e zgjerimit të skemës së TVSH, që do të shtojë kostot mbi të:
“Përfshirja në skemë e bizneseve që sot janë jashtë saj do t’i vendosë sipërmarrësit përpara zgjedhjeve të vështira: të rrisin çmimet, të pranojnë më pak të ardhura ose të rrezikojnë mbylljen. shtim të informalitetit dhe copëzim artificial të aktiviteteve për të qëndruar nën pragun e ri”, thotë ajo.
Tabaku kundërshton edhe zhvendosjen e taksës së qarkullimit nga çmimi i naftës në një taksë të re vjetore, pasi sërish paratë do të dalin nga xhepat e qytetarëve, dhe në fund nuk do ta lehtësojnë atë.
"Qytetarëve u intereson barra e përgjithshme që paguajnë", shton ajo.
Duke u ndalur te propozimi për uljen e TVSH-së së ushqimeve në 6%, Tabaku tha se lehtësimi është i nevojshëm, por kërkoi që të matet me uljen reale të faturës së pazarit. Përballë këtyre ndryshimeve, deputetja bëri të ditur se po diskutohet një propozim për një kod fiskal me rregulla të qarta dhe politikë në mbështetje të biznesit që ajo e përshkroi si një “kushtetutë për biznesin”.
-
Kalimi i takses se qarkullimit nga pompa (kush konsumon me shume paguan me shume) tek pronesia e makines eshte favorizim per ata qe qe shoenzojne me shume dhe nuk eshte proporcoanale me perdirimin e rruges, ndaj kujdes cfare kerkoni. Nese taksa do jete uniforme per makine, ai qe ben 10 mije km ne vit me dike qe ben vetem 1 mije km ne vit perfiton pothuaj 200 mije leke te reja ne vit. Ne kete skeme indirekt do shtohen edhe makinat elektrike qe besoj jane gati 10% e makinave qe qarkullojne.
Përgjigju -
A e mban mend njeri cfare ka bere kjo kur ishte nen kryetare e Bashkise se Lylit. Lyli ne gjume 4 vjet. Imagjinoheni kete 4 vjet, nderkohe Lyleza ne gjume, kjo nuk i tha njehere miremengjes punes.
Përgjigju -
Je bere bajate, nuk te shkon te rendesh pas pd-isteve, fol te verteten, po populli qe blen sa duan bizneset, apo jeni parti e llomkave, nuk ngopeni me pak. ZUZARE
Përgjigju -
Zonja Tabaku ,mos i qaj hallin e tvsh deri ne 5 milion lek,se ai qe ben 5 milion lek ne vit max 2 puntore ka dhe detyrimishtshpenzimet nuk jane aq,sa per qeran dhe tatimin e qerase me nje qarkullim 5 milion lek nuk mund te affitoj nje objekt me 3 mije euro
Përgjigju-
Transporti publik pse rendohet? U ulet karburanti rreth 25 leke per liter, qe harxhojne shume ne dite, edhe u dyfishohet taksa e qarkullimit
-










Komente
Komento