Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka shprehur shqetësimin për dështimin e ligjit të kthimit dhe kompensimit të pronave, një reformë që është miratuar 10 vjet më parë.

Ajo theksoi se objektivat e ligjit nuk janë arritur dhe ka shpërthyer në kritika ndaj qeverisë për dështimin në trajtimin e kësaj çështjeje të rëndësishme.

Tabaku ngriti shqetësime edhe për mijëra dosje që ende janë në proces gjyqësor dhe për mungesën e mundësive për kompensim fizik. Ajo e cilëson këtë reformë si një tjetër dështim të qeverisë socialiste, duke theksuar se pa zgjidhjen e drejtë të pronësisë nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe juridik.

Në fund, deputetja kritikoi shpërndarjen e 14 milionë eurove nga qeveria për kompensim, duke e cilësuar këtë shumë si “një pikë uji në oqeanin e detyrimeve” të papërmbushura.

K.M/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetari: 03/01/2026 16:04

    O yll, sa e bukur qe je.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 1 Janar, 11:12

    Çfarë prisni nga Viti i Ri 2026?