TIRANE- Mosha e pensionit do të rritet si për burrat ashtu edhe për gratë, duke shkuar në 67 vjeç. Sipas pr/ligjit, i cili do të diskutohet në Komisionet Parlamentare gjatë javëve të ardhshme parashikohet që rritja fillimisht të nisë më gratë. Kështu duke filluar nga 1 janari gratë do të dalin në pension dy muaj më vonë se skema aktuale. “Është menduar që mosha e daljes në pension për gratë të rritet me tre vjet, pra nga 60 në 63 vjeç, duke harmonizuar të gjitha kërkesat dhe detyrimet.

Për të shmangur efektet sociale dhe rritur pranueshmërinë është përcaktuar që kjo rritje moshe të bëhet në mënyrë graduale, duke u rritur me vetëm 2 muaj në vit, dhe efektin e plotë do ta ketë në vitin 2032, ose pas 18 vjetësh. Në vitin 2032 do të dalin në pension, në moshën 63 vjeç, femrat e lindura në vitin 1969”, thuhet në relacionin sqarues të pr ligjit. “Bazuar në regjistrin elektronik të pensioneve, si edhe në parashikimin e numrit të pensioneve të reja, aktualisht, numri i grave që dalin në pension pleqërie është rreth 15 200, me një efekt mesatar vjetor prej 2663 milionë lekësh.