Tabletë buxhetore për ata që nuk duan të shpenzojnë shumë

/ATSH/- Kompania Koreano-Jugore detajon  linjën më të re të tabletëve të quajtur, Galaxy Tab A, të cilët pritet të "godasin" tregjet që nga data 1 Maj. Këto produkte të reja qëndrojnë në një linjë me trendin e produkteve më cilësore që po ndërton kompania kohët e fundit.
Kjo linjë tabletësh do të karakterizohet nga një proçesor Qualcomm Snapdragon 410 me shpejtësi 1.2 Ghz, 2 GB RAM, 16 GB hapësirë të brendshme për ruajtjen e të dhënave njëkohësisht ofron edhe mbështetje për kartat microSD deri në 128 GB. Rezolucioni i ekranit do të jetë 1024×768 dhe shpresojmë të mos jeni zhgënjyer. Tabletët do të kenë në bord versionin më të fundit të Android Lollipop 5.0.
Por këtë herë ky dizajn elegant vjen edhe në tabletët buxhetor për ata që nuk duan të shpenzojnë një mal me para për të zotëruar diçka "Premium.
Janë dy modele, kur njëri ka ekran 8 inç dhe kushton 229 dollar ndërsa tjetri zotëron ekran 9.7 inç dhe kushton 299 dollar. Nëse preferoni lapsin karakteristik të tabletëve quajtur "Stylus" atëherë çmimi do të shkojë në 349 dollar.
Tabletët do të përmbajnë aplikacionin Microsoft Office ku blerësit e këtij tableti do të përfitojnë 100 GB hapërisë falas në OneDrive për 2 vite.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës