Tahiri: Argita e Shkëlzen Berisha
të korruptuar, ua provoj përse

Tahiri: Argita e Shkëlzen Berisha<br />të korruptuar, ua provoj përse
TIRANË – Deputeti socialist Sajmir Tahiri paraqiti sot në Gjykatën e Tiranës argumentat në bazë të të cilave ai ka deklaruar se fëmijët e kryeministrit Berisha janë të korruptuar. Mbi bazë të kësaj deklarate, Argita dhe Shkëlzen Berisha muaj më parë paditën penalisht deputetin Tahiri për shpifje.
Në sallën e gjyqit, Tahiri, i cili shoqërohej nga deputeti tjetër Eduard Shalsi ka renditur 12 prova, të cilat sipas tij faktojnë korrupsionin galopant të djalit dhe vazjës së kreut të qeverisë.
Ai ka kërkuar që të merren parasysh këto prova:
1. Administrimin nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë me cilësinë e provën nga Gjykata të Deklaratës së Pasurisë së shtetases Argita Sali Berisha, dhe përkatësisht deklaratën e pasurisë për vitin 2004, 2005, 2006, 2007, 2008, 2009, 2010, 2011
2. Ekstrakti historik nga Regjistri i QKR për firmën “Malltzi dhe Kola”nga data e regjistrimit për herë të parë e deri sot
3. Të dhënat për pagesën tatimore nga Drejtoria e Tatim Taksave Tiranë për studion “Malltezi dhe Kola” nga fillimi i ushtrimit të aktivitetit deri më sot
4. Të dhëna mbi transaksioninmbi pasurinë e paluajtshme nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës për tokën në Porto Romano mbi të cilën ka një studim për ndërtim termocentralit Porto Romano
5. Studimi i Qeverisë Shqiptare për ndërtimin e Termocentralit në Porto Romano sipas miratimit të tij në KRTRSH dhe në Qeveri nqs ka
6. Studimi dhe miratimi i planit për ndërtimin e parkuti industrial nga qeveria shqiptare në Porto Romano, dosje e plotë sic është miratuar
7. Studimi i KESH dhe dosja e plotë për ndërtimin e termocentralit në Porto Romano dhe, eventualisht nëse ka, për parkun industrial
8. Letërkëmbimi elektronik dhe postar ndërmjet studios ligjore “Malltezi dhe Kola” dhe shtetasit Zafar Asnar, biznesmeni që kemi mësuar se ka pasur një marrdhënie konsulence me këtë studio.
9. Administrimin nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë me cilësinë e provën nga Gjykata të Deklaratës së Pasurisë së shtetases Shkelzen Sali Berisha, dhe përkatësisht deklaratën e pasurisë për vitin 2004, 2005, 2006, 2007, 2008, 2009, 2010, 2011
10. Ekstrakti historik nga Regjistri i QKR për firmën e ndërmjetësimit të Shkëlzen Sali Berishës nga data e regjistrimit për herë të parë e deri sot
11. Të dhënat për pagesën tatimore nga Drejtoria e Tatim Taksave Tiranë për këtë firmë nga fillimi i ushtrimit të aktivitetit deri më sot.

GËRDECI
Një provë me rëndësi sipas Tahirit është dosja për tragjedinë e Gërdecit, e cila tashmë është e mbyllur nga gjykata e Tiranës.
a. Regjistrin e hyrje daljeve të ministrisë së mbrojtjes dhe ministrisë së drejtësisë ku pasqyrohen hyrje daljet e Shkëlzen Sali Berishës në këto ministri përpara se të merrte vendim këshilli i ministrave për demontimin e armëve në gërdec
b. Tabulatet telefonike të shtetasit Mihal Delijorgji dhe Fatmir Mediu në lidhje me telefonatat në drejtim të Shkëlzen Berishës para dhe pas tragjedisë të Gërdecit, dhe veçanërisht ditën që ndodhi shpërthimi në Gërdec
c. Shkresën e firmosur nga Ministri i Drejtësisë i asaj kohe, z. Aldo Bumci, me mbishkrimin “për Z. Shkëlzen Berisha”, drejtuar Ministrit të Mbrojtjes së asaj kohë, Z. Fatmir Mediu
d. Mediat e shkruara në të cilat pasqyrohen kabllogramet e një ambasade të huaj këtu në Tiranë, dhe veçanërisht, dëshmia e ish Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare të asaj kohe, Z. Luan Hoxha

DËSHMITARËT
Sajmir Tahiri i ka paraqitur trupit gjykues edhe listën e personave që sipas tij duhet të thirren si dëshmitarë.
1. Argita Berisha
2. Flutura Kola
3. Damir Fazllic
4. Zafar Asnar
5. Shkëlzen Berisha
6. Rrahman Selmanllari
7. Mihal Delijorgji
8. Fatmir Mediu
9. Aldo Bumçi
10. Viktor Gumi
11. Luan Hoxha

(aq/shqiptarja.com)




  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur