TIRANE, 17 Nëntor/ATSH/- Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, deklaroi të hënën në Kuvend se gjatë vitit 2014 kemi rritur besimin dhe sigurinë e qytetarëve. Ai tha se arritem te heqim Shqipërinë nga harta e trafikut të lëndëve narkotike, ndërsa vlerësoi si sukses luftën e policisë ndaj kultivimit te lendeve narkotike. "E gjetëm Shqipërinë të mbjellë në çdo pëllëmbë me drogë", deklaroi Tahiri, ndërsa theksoi faktin se opozita duhej të ishte ne Kuvend dhe të vlerësonte punën e policisë në këtë drejtim.
Duke u ndalur në shifra, gjate diskutmit ne parim ne seance plenare te buxhetit per vitin 2015, Tahiri bëri të ditur se gjatë vitit 2014 vjedhjet me armë u ulën me 50 % vjedhjet me pasojë vdekjen me 60 %, ndërsa janë ulur me 20 % aksidentet me humbje jete. Sipas ministrit Tahiri, buxheti i vitit 2015 është 14. 7 % më shumë se në 2014 për të riparuar një ndër problemet kryesore që është numri i punonjësve të policisë. Ky buxhet, tha ai, mbështet rritjen me 1200 punonjës./a.gjonaj//a.ke/