PRISHTINË, 11 Shtator/ATSH-B.Jashari/.- Integrimi i Kosovës dhe vendeve të tjera të Ballkanit në Bashkimin Evropian është në dobi të paqes dhe stabilitetit, tha zv/kryeministrja kosovare, Edita Tahiri, në Konferencën e Institutit Aspen, në Berlin.
"Bashkimi Evropian si një projekt paqësor duhet të vazhdojë jo vetëm me politikat e dyerve të hapura, por edhe me dyer të mëdha për shtetet aspirante në kuptimin që, derisa në një anë mbajnë kritere të qarta dhe madje edhe i bëjnë më rigoroze, përkrahja dhe motivimi nga Bashkimi Evropian duhet të jetë edhe më i madh", citohet ajo në komunikatën e dërguar.
Zv/kryeministrja Tahiri në diskutimin e saj theksoi se shteti i Kosovës ka vënë prioritet sundimin e ligjit dhe përpjekjet e institucioneve janë maksimale për të çuar përpara reformat evropiane në këtë fushë, duke qenë të vetëdijshëm se sundimi i ligjit është bazë për zhvillimin demokratik dhe ekonomik të vendit dhe për afrimin me BE-në.
"Është me rëndësi të ketë zbatim të ligjit në proceset paqësore dhe respektim të marrëveshjeve paqësore të vendeve të rajonit të Ballkanit perëndimor, sepse në këtë mënyrë kontribuojmë për një paqe të qëndrueshme dhe fqinjësi të mirë dhe jemi më të pranuar nga ana e Bashkimit Evropian", tha Tahiri.
Ajo përmendi marrëveshjet e Brukselit dhe respektimin e tyre nga Serbia duke theksuar se "marrëveshjet paqësore apo të normalizimit të marrëdhënieve ndërfqinjësore mund të kenë sukses vetëm kur palët zbatojnë atë për çka janë marrë vesh me ndërmjetësimin dhe garancitë e Bashkimit Evropian"./m.m/
/Shqiptarja.com