Tahiri letër Nishanit: KLD të
hetojë lirimin e Gjin Nikës
PDF/Ja letra e Tahirit për Nishanin

TIRANË- Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri i ka dërguar një letër Presidentit të Republikës Bujar Nishani, në cilësinë e kreut të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, lidhur me Gjin Nikën, ku kërkon rishikimin e vendimet të Apelit për lirimin e tij.
 
“Jam i shqetësuar për pasojat që po krijojnë disa vendime të gjykatave. Më konkretisht, Gjykata e Apelit ndryshoi masën e sigurisë për Gjin Nikën, i akuzuar për tentativë vrasjeje, por Apeli nuk mori parasysh dëshmitë e shtetasve të dëmtuar nga Nika”, thuhet në letër.
 
Tahiri vijon në letrën drejtuar Nishanit, se vendimi i Apelit është një parathënie e një atentati mafioz që shkaktoi dy të vrarë. Tahiri vëren se vendime të tilla cenojnë rëndë pritshmërinë për drejtësi dhe siguri.
 
Në fund, ministri i Brendshëm i kërkon presidentit që të shqyrtojë vendimin e gjyqtarëve Edmond Gogo, Fatmira Hajdari dhe Gramoz Levanaj për lirimin e Nikës.

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Integrimi  në BE, Hasani: Na duhet të bëjmë detyrat tona! Me rëndësi që procesi të jetë transparent e të mos varet nga marrëdhëniet dy palëshe

Integrimi në BE, Hasani: Na duhet të bëjmë detyrat tona! Me rëndësi që procesi të jetë transparent e të mos varet nga marrëdhëniet dy palëshe