Tahiri në Bruksel për zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë

Ministrja kosovare për Dialogun, Edita Tahiri, po qëndron në Bruksel, ku do të zhvillojë takime me përfaqësues të Bashkimit Evropian, për të diskutuar për ecurinë e zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit.
Qëllimi i takimeve është që të përshpejtohet zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura në ketë dialog, konkretisht për çështjen e zbatimit të marrëveshjeve në fushat e telekomit, energjisë, lëvizjes së lirë, heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër, arritjen e marrëveshjes për sigurimin e automjeteve etj.
Sipas njoftimit të qeverisë, në veçanti do të kërkohet shpejtimi i zgjidhjes së çështjes së kodit telefonik, pastaj zbatimin e marrëveshjes për telekomin në përgjithësi, ku kodi është njëri prej elementeve, si dhe do të ketë bisedime për të përshpejtuar proceset e zbatimit në energji, edhe aty kemi disa ngecje, pastaj në fushat e tjera, siç është sigurimi i automjeteve.
Ministrja Tahiri theksoi se si palë, kemi dhënë pëlqimin për marrëveshje, por pala serbe ende po e zvarrit konfirmimin e gatishmërisë për të pranuar marrëveshjen për këtë, por edhe fusha tjera ku ka nevojë të shpejtohet zbatimi i marrëveshjeve./KosovaPress/atsh/

  • Sondazhi i ditës:

    Marrëveshje në Ohër, po shkojnë Kosova e Serbia drejt pajtimit përfundimtar?



×

Lajmi i fundit

Vetë menaxhim a Asociacion, çdo të thotë për Kosovën?