Pas fushatës sensibilizuese të Policisë për rripin e sigurimit, gjoba të ashpra dhe për ata drejtues mjetesh që përdorin celularin duke udhëtuar me makinë.
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka linçuar sot aplikimin e gjobave për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit nga shoferët.
Duke e konsideruar të suksesshëm aplikimin e gjobave për rripin e sigurimit, ai ka thënë se përdorimi i celularit gjatë drejtimit të automjetit është një rrezik publik ndaj të cilit do të fokusohet muaji e ardhshëm policia rrugore. Sipas Tahirit, falë kësaj fushate për rripin e sigurimit janë shpëtuar 9 jetë njerëzish vetëm për muajin Tetor.
“Duke filluar nga muaji nëntor do fillojnë masat sensibilizuese për celularin në makinë. Duhet të merren masa radikale për ta bërë celularin si rripin në automjet.
Shqipëria çdo vit humbet 300 jetë në vit për shkak të aksidenteve. Bilanc i patolerueshëm krahasuar me atë që kërkojmë ne dhe krahasuar me çdo vend të rajonit e botës. Ka nevojë për ndryshime për kodin rrugor. Do shtojmë masën e gjobës për përdorimin e tel në automjet. Çdo person me celular në dorë duke i dhënë makinës është rrezik publik.Këtë do e quajmë si stacionin e dytë për të arritur gjithçka është e mundur për rrugë më të sigurta’ tha Tahiri.
“Në një muaj janë 11 mijë gjoba që duken shumë por në total janë 3% e mjeteve që lëvizin në rrugët tona.Kemi bërë atë që nuk është bërë në 20 vite, për të respektuar rregullat e qarkullimit duke vendos rripin. Është masë e domosdoshme, policia rrugore do vijojë forcimin e kësaj norme. Me rëndësi është mundësia për të shpëtuar jetë, falë kësaj fushate kemi shpëtuar 9 jetë njerëzish vetëm këtë muaj, krahasuar me gushtin e këtij vitit apo shtatorin e një viti më parë. Duke kontrolluar rripin kemi shpëtuar 9 jetë dhe kjo është pasuri. Nëse do vijonte kaosi e rrëmuja e 20 viteve do kishim kosto në shëndet e jetë. Rëndësi ka që qytetarët të kuptojnë se çdo rregull vlen për të shpëtuar një jetë, për të kursyer shëndetin, prandaj është e domosdoshme që të bëjmë gjithçka për respektimin e rregullave të qarkullimit.
Policia do vijojë me rripin, respektimin e kodit rrugor. Do vijojmë të kërkojmë akoma më shumë.’ tha ai.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO