Tahiri: Nuk është drejtësi e plotë, gjykata më dënoi vetëm se disa kushërinj me përmendnin emrin

Tahiri: Nuk është drejtësi e plotë, gjykata më dënoi vetëm se disa kushërinj me përmendnin emrin

Nuk e kam shpërdoruar kurrë detyrën, tha ish-ministri i Punëve të Brendshme, duke thënë se do ta apelojë vendimin e Gjykatës.

"Policia gjatë kohës që unë kam qenë ministër ka bërë dhe ka kallëzuar edhe këta që thonë se janë bashkëpunëtorët e mi. Dhe ata që akuzoheshin se bënin trafik as kanë qenë në detyrë në policinë e Vlorës. Këto e gënjështra të tjera nuk i thash kurrë në publik, deri ditën e vendimit të gjykatës. Gënjeshtrat një ditë bien, siç bëri drejtësia italiane, sic ndodhi edhe këtu.

Ishte një gjysmë lajm i mirë për mua, gënjeshtrat morën një përgjigje, edhe pse as e plotë dhe as përfundimtare. Nuk është drejtësi e plotë, beteja për të vërtetën time ndaloi dje vetëm në stacionin e parë dhe ka plot rrugë përpara. Do më duhet shumë punë për të bindur edhe ata që nuk e kanë kuptuar sesa të pavërteta janë thënë deri tani. 

Gjykata tha se unë kam shpërdorurar detyrën. Me aq sa u lexua në sallë, vendimi kishte të bënte me faktin që kishin përmendur emrin tim disa kushërinj të mi. Dhe me faktin që nuk kam luftuar sa duhet kultivimin e kanabisit. Unë uroj të mos jenë këto argumentet, ndaj po pres ta lexoj, të shoh cilin ligj konkretisht kam shkelur duke shpërdoruar detyrën që mu caktua dhe besua. Në kulturën time një vendim gjykate, nuk komentohet, vetëm ankimohet, për më tepër që vendimi nuk është zbardhur dhe më takon ta ankimoj sa të zbardhet. Drejtësinë e kam pritur dhe ende nuk mendoj se është bërë sic mendoj se më takon. Jam i bindur që nuk e kam shpërdoruar kurrë detyrën që mu besua në asnjë sekondë, e kam bërë me shumë pasion bashkë me ekipin tim e shndërruam policinë nga një institucion të degraduar në institucion të mirëfilltë, luftuam krimin me rekorde të pamenduara ndonjëherë", tha Tahiri.


Lajmi kryesor:

Tahiri: Reagimi i SHBA, presion ndaj gjyqtarëve! Drejtësi jo e plotë...Nuk mbaj letra kërcënuese ne xhep (VIDEO)


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Çna tregoi Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Çna tregoi Altin Dumani?