Tahiri: Reagimi i SHBA, presion ndaj gjyqtarëve! Drejtësi jo e plotë...Nuk mbaj letra kërcënuese ne xhep (VIDEO)

TIRANË - Drejtësi jo të plotë e quajti ish-ministri i Punëve të Brendshme, Simir Tahiri, dënimin e dhënë nga Gjykata për Krime të Rënda, dy ditë më parë. Në komunikimin  e parë për mediat pasi gjykata e dënoi për shpërdorim detyre duke i rrëzuar dy akuzat e prokurorisë për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal, ish-ministri tha se sapo të dalë vendimi i zbardhur i Gjykatës, do ta apelojë atë për të çuar deri në fund betejën e tij të drejtësisë. Mbërriti i vetëm në hotel "Rogner" ku dha konferencën, me letrën e deklaratës në duar, ndërsa ju përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve.

"Ishte një gjysmë lajm i mirë për mua, gënjeshtrat morën një përgjigje, edhe pse as e plotë dhe as përfundimtare. Nuk është drejtësi e plotë, beteja për të vërtetën time ndaloi dje vetëm në stacionin e parë dhe ka plot rrugë përpara. Do më duhet shumë punë për të bindur edhe ata që nuk e kanë kuptuar sesa të pavërteta janë thënë deri tani", u shpreh ish-ministri.

Qëndrimet e ashpra të ambasadës së Shteteve të Bashkuara  në Tiranë dhe asaj britanike, që e quajtën shkurajues faktin që ish-ministri u dënua vetëm për shpërdorim detyre përballë akuzave të rënda që prokuroria kishte ngritur ndaj tij, Tahiri i quajti presion të hapur ndaj gjykatës.

"Dekurajuese edhe për mua që i dëgjova ato deklarata. Nuk është në kulturën time të flas për vendimin e gjykatave, e nuk e besoj ndodh dhe në Amerikë që një ambasadë flet mbi nje vendim gjykate, e nuk e besoj që mund të ekzistojë ndonje presion me i madh mbi gjyqtaret se sa ky", tha Tahiri.

E ardhmja politike nuk është në prioritetet e tij të afërta, pasi e gjithë vëmendja e tij është përqendruar për të çuar deri në fund të vërtetën e tij. Por Tahiri la të kuptuar se rikthimi në politikë, jo detyrimisht është në PS, në qeveri apo në poste të caktuara. Kështu, ish-ministri në mënyrë jo të drejtpërdrejtë flet për mundësinë e rikthimit në jetën politike shqiptare me një parti të re.

“Më vlen më shumë drejtësia se sa partia. Sa i takon rikthimit tim ne politike ose nuk e di pse e keqkuptoni sikur patjetër rikthimi eshte ne qeveri ose ne qeverisje. Nuk do të thotë të kesh një karrige që të rikthehesh me një kontribut të caktuar në publik. Se çdo të bëj me karrierën time dhe me jetën time, këtë nuk e ka në dorë as partia as cilido individ brenda asaj partie, e kam në dorë vetëm unë", tha Tahiri.

Zgjodhi të mos komentojë vendimin e Gjykatës duke pritur zbardhjen e tij, por tha se u dënua vetëm sepse disa kushërinj të tij i kishin përmendur emrin. E quajti fat që u hetua nga drejtësia italiane e cila i pushoi hetimet ndaj tij duke mos faktuar në asnjë rast lidhjen e ish-ministrit në trafik droge me Mojsi Habilajn që e përmendte në përgjimet ambientale.

Tahiri u shpreh se është i bindur që nuk e ka shpërdoruar detyrën pasi si ministër i Brendshëm ka bërë gjithçka për të luftuar kultivimin e kanabisit në Shqipëri duke evidentuar goditjen që u bë në Lazarat. Përmendi edhe ish-ministra e ish-kryeministra, Lulzim Bashën, Sali Berishën e Fatmir Mediun, që nuk u akuzuan kurrë për shpërdorim detyre kur në kohën e tyre u vranë 4 njerëz më 21 janar, dhe vdiqën 28 veta nga shpërthimi në Gërdec.

Gjykata shpalli të pafajshëm Saimir Tahirin për akuzat e prokurorisë për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal, duke e shpallur fajtor vetëm për një akuzë të re të ngritur prej saj, për shpërdorim detyre. Kështu, Tahiri u dënua për këtë vepër me 5 vite burg, por që me gjykim të shkurtuar arrin në 3.4 vite burgim. Edhe këtë dënim Gjykata e konvertoi në shërbim prove 3 vite me kusht për të mos kryer vepër tjetër penale brenda kësaj periudhe. Sipas vendimit, Tahiri për 3 vite nuk duhet të kryejë funksione publike. Me këtë vendim, ish-ministri i Brendshëm nuk kryen asnjë ditë burg. Ish-ministri i Brendshëm tha se sot se ende nuk është paraqitur në shërbimin e provës, pasi vendimi bëhet efektiv kur është përfundimtar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:41
Foto / Gjuha e trupit, Tahiri i qeshur dhe kërcënues
Ora 12:22
Tahiri: Vendimi për mua nuk vendos nëse Reforma në Drejtësi është e duhura apo jo! Besova kur e votova

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i pyetur në lidhje me reformat që ka votuar kur ishte në qeveri bashkë me atë të Reformës në Drejtësi, ka thënë se nuk është bërë pishman pasi sipas tij ka qenë i vetëdijshëm për atë që ka bërë. Më pas Tahiri ka thënë se nuk e përcakton çështja e tij nëse Reforma në Drejtësi është dështim apo jo.

"Une po i shkoj deri ne fund nje rruge duke bërë timen për drejtësinë që kërkoj. Edhe kur kam votuar kam berë timen, duke besuar atë që kamë bërë. Unë nuk hyj tek ata që do të mjaftonte vendimi im qoftë ei gabuar për të thënë që reforma në drejtësi nuk funksionoi. Nuk e them këtë edhe sikur drejtësia të gabojë tek unë. Nëse sistemi do ishte gabim atëherë do e thoja me siguri. Shpresoj shumë që drejtësia të bëjë shumë për qytetarët. Më vjen keq për ata të tjerët që u kemi rënë në qafë, që janë dënuar padrejtësisht. Dhe unë kam kuptuar shumë vonë këtë, por më vjen keq. Drejtësia nëse është sistemi i duhur ky që kemi votuar apo jo nuk varet nga vendimi për mua" ka thënë Tahiri.

Por kujt i referohet ish-ministri me "persona që u kemi rënë padrejtësisht në qafë?

"Unë këtë e kam bërë me veprime që kur kam qenë ministër, qëkur u bëra deputet, para se të lija mandatin. Kam propozuar në parlament një projektligj për të mos çuar në burg njerëz për gjëra të vogla. Më vjen keq që në fillimet e detyrës sime i kemi rënë në qafë, si deputet. Por si ministër e bëra projektligjin, por rri ende në sirtar në Kuvend. Miratuan projektligjin tim për kafshët, nuk miratojnë këtë", tha Tahiri.

Ora 12:06
A do të rikthehet në PS?! Tahiri paralajmëron krijimin e një partie të re?! 'Karrierën time nuk e ka në dorë partia'

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është pyetur nga Gazetarja e Report TV, Klesjana Omeri nëse do të rikthehet në PS, por ai ka thënë se kjo i takon së ardhmes. Por Tahiri la të kuptuar se rikthimi në politikë, jo detyrimisht është në PS, në qeveri apo në poste të caktuara. Kështu, ish-ministri në mënyrë jo të drejtpërdrejtë flet për mundësinë e rikthimit në jetën politike shqiptare me një parti të re. 

"Sa i takon rikthimit tim ne politike ose nuk e di pse e keqkuptoni sikur patjetër rikthimi eshte ne qeveri ose ne qeverisje. Nuk do të thotë të kesh një karrige që të rikthehesh me një kontribut të caktuar në publik. Nuk e kam menduar këtë deri tani. Jam duke u përpjekur t'i shkoj rrugës sime për drejtësi deri në fund. Se çdo të bëj me karrierën time dhe me jetën time, këtë nuk e ka në dorë as partia as cilido individ brenda asaj partie, e kam në dorë vetëm unë. Më lini t'i shkoj deri në fund kësaj historie. Është shumë e rëndësishme për mua, është hisoria e jetës time për të bërë drejtësi. E kam më të rëndësishme se cdo kuriozitet i juaji se cdo bëj unë pas kësaj, por të jeni të bindur nuk e ka askush në dorë veç meje", ka përfunduar Tahiri.

Ju nuk e shihni veten më në Partinë Socialiste, u pyet sërish nga gazetarët Tahiri: "Kurioziteti im nuk është fare ky sot, por t'i shkoj kësaj rruge në fund. Më vlen më shumë drejtësia sesa partia. Më keni trembur sa herë më keni pyetur a do bëhesh kurban kur do bëhesh kurban. Kurban nuk do të thotë të shkosh në burg. Kurban do të thotë të mos jesh i lirë. Unë jam i bindur që ka në parlament, në qeveri njerëz që janë kurban dhe pse nuk e kanë parë një ditë derën e burgut. Se nuk janë të lirë të flasin po nuk i thanë çfarë t'i thonë. Kam njohur burra që janë të lirë në burg, të mendojnë të flasin. Ka të burgosur pa fund nga këta që janë të lirë, nga 1990 deri sot. Ata janë kurban. Unë jo. Dhe shuajeni kuriozitetin tuaj me të ardhmen time në politikë, unë kam dy vjet që hesht për drejtësinë. Mua më intereson drejtësia. Dhe po e përballoj i vetëm përballë të gjithëve. Pa parti, pa politikë, nuk më interesojnë, më intereson drejtësia."

Ish ministri u pyet edhe nëse kishte marrë ndonjë mesazh nga kolegët apo edhe nga kryeministri Edi Rama. 

Kam marrë mesazhe nga ish-kolegët? S'e besoj të ketë kuriozitet. Komunikoj normalisht me disa, nuk komunikoj me disa të tjerë që nuk i njoh fare. Jam shumë i lumtur ama që kam marrë mijëra mesazhe nga qytetarët. Edhe pse ishte sakrifice te doje te besoje tek une perballe akuzave te panumerta me genjeshtra dhe nga ana tjeter heshtja ime ne pritje te drejtesise. 

Po nga Rama? Nuk e kuptoj pse duhet t'më pyesni mua a ka folur kryeministri. Rrugës së drejtësisë i shkoj i vetëm.

Ora 12:01
Tahiri komenton reagimin e ambasadës së SHBA: Nuk ka presion më të madh se ky ndaj gjyqtarëve

Ish-ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, i pyetur nga gazetarët se çfarë qëndrimi ka ndaj reagimeve që bënë ambasada e SHBA në Tiranë dhe ajo britanike, ku e quajtën shkurajues dënimin e tij për shpërdorim detyre përballë akuzave të rënda, tha se ky është presion i madh ndaj gjykatës.

"Dekurajuese edhe për mua që i dëgjova ato deklarata. E theksoj, në kulturën time nuk flitet për një vendim gjykate, për më tepër nuk flitet për një vendim gjykate që nuk është zbardhur akoma", tha Tahiri.

I pyetur edhe një herë nga gazetarët për komentin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Tahiri tha: "Nuk është në kulturën time të flas për vendimin e gjykatave, e nuk e besoj ndodh dhe në Amerikë që një ambasadë flet mbi nje vendim gjykate, e nuk e besoj që mund të ekzistojë ndonje presion me i madh mbi gjyqtaret se sa ky".

Ora 11:56
A ka në dorë materiale kërcënuese për Edi Ramën?! Përgjigjet Saimir Tahiri

I pyetur në lidhje me akuzat e opozitës se ish-ministri i kishte bërë presion kryeministrit Edi Rama, dhe ky i fundit më tej gjykatë, me argumentin se ka në dorë të dhëna që mund të kërcënojë mazhorancën, Saimir Tahiri u përgjigj se kjo nuk është e vërtetë

"Më pyesni mua të them a janë të vërteta akuzat e opozitës kur mund të pyesni ata të vërtetojnë akuzën e tyre. Është fyese të mendoni që kërcënokam njerëzit me materiale. A thua se unë në katër vjet ministër kam punuar për t'ia futur të tjerëve. Unë në 4 vjet kam bërë detyrën dhe nuk hyj tek njerëzit që mbaj letra në xhep për të kërcënuar këdo. Është fyese për mua të mendoni që po e çaj rrugën time drejt të vërtetës duke kërcënuar njerëz lart e poshtë. Jo, kam vetëm të vërtetën time, asgjë tjetër. Është fyese dhe për ata që mendoni se kërcënoj unë. E di pse? Se duket sikur ju realisht mendoni që ata kanë diçka që të mund të kërcënohen. Duket sikur ju realisht mendoni se ata e kanë bërë kaq baltë sa mund të kërcënohen prej meje dhe kujto. E kane bërë kaq baltë sa të jenë të kërcënueshëm? Ju e nënkuptoni në pyetjen që bëni. Unë nuk e di kështu. Unë mendoj që herë tjetër kur të dëgjoni deklaratat e opozitës kërkoni t'i verifikojnë ata, jo unë. E thonë se e kanë bërë vet. E dini ju mirë shantazhin që i kanë bërë gjyqtarëve e prokurorëve. E kanë bërë vet prandaj mendojnë që e bëj edhe unë. Kësaj rrugë i shkoj vetëm me drejtësinë time para. Vetëm kaq", tha ish-ministri i Punëve të Brendshme.

Ora 11:50
Luftë e 'ftohtë' me Xhafajn? Tahiri: Të jeni të bindur që unë e di shumë mirë kë kam rrotull

Dënimi i Saimir Tahirit duket se ka nxjerrë në sipërfaqje edhe 'luftën e ftohtë' mes dy ish-ministrave të Bendshëm të qeverisë Rama. Në gjykatën e Krimeve të Rënda, Saimir Tahiri e thumboi indirekt Fatmir Xhafajn kur u shpreh se 'Këtu ka ministra që nuk mbajnë përgjegjësi për vëllezërit unë të mbaj përgjegjësi për vëllezërit e atij që i shita makinën", tha Tahiri për rastin që i ka shitur makinën Artan Habilajt, ndërkohë që vëllai i tij Mojsi Habilaj akuzohet dhe gjykohet si kryetar i një bande të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Ndërkohë thumbin e kishte me Xhafajn për historinë e vëllait të tij, Agron Xhafaj në historinë e dosjes "Babale".  Një ditë më pas Fatmir Xhafaj  ka zgjedhur që ta dërgojë mesazhin për Saimir Tahirin përmes ambasadës së SHBA-së dhe asaj të Britanisë në Tiranë, teksa 'miratoi' reagimet e dy ambasadave, duke u dhën like (pëlqej) në “Twitter”.

I pyetur mbi këtë fakt nga gazetarët, Tahiri u përgjigj sot në konferencën për mediat: 

"Të kem koment për çfarë? Kam përshtypjen ka tjetër ekip që merret me "Like" dhe "Share", nuk dua të merrem me këtë, as i numëroj dhe as më interesojnë. Do vijë dita që unë të kem një përgjigje për të gjitha këto, tani dua të kem një përgjigje vetëm për të vërtetën time. Nuk dua të abuzoj me asgjë dhe as të bëj komente që ndoshta janë të parakohshme, por të jesh e bindur që unë e di shumë mirë që kam rrotull, nuk jam nga ata që nuk e di", tha Tahiri.

Tahiri, ndonëse nuk përmendi emri sulmoi ashpër ata që heshtën kur ai u përball me akuzat e rënda, si dhe ata që ‘nuk iu ndanë nga fyti që nga dita e parë që hyri në politikë’, ndërsa përmendi servilat dhe shushunjat.

“Radha e servilëve dhe Shushunjat shtohet e shtohet. Për ata ca që heshtin se sikur nuk isha jetuar kurrë dhe ata ca që nuk mu ndanë nga fyti kurrë që nga dita e parë që hyra në politikë.Por mirë kanë bërë se unë besoj se sot cilësia e burrit duket nga armiqtë që ka”, tha Tahiri.

Por cfarë thuhej në deklaratat e ambasadave?

Dënimi i zotit Tahiri për akuzën e shpërdorimit të detyrës sinjalizon një hap të rëndësishëm përpara, por është shkurajues duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat" tha ambasada e SHBA-së, ndërsa e Britanisë theksoi se "Verdikti për Saimir Tahirin tregon se sistemi gjyqësor në Shqipëri po maturohet. Por dështimi për të dhënë dënim për akuza më të rënda ngre pikëpyetje dhe tregon rëndësinë për ta çuar deri në fund reformën gjyqësore në vend". 

Ora 11:45
Tahiri: Gabimi më i madh që bëra...Asnjë ministër e kryeministër nuk u akuzua kur janë vrarë njerëz!

1569059295_SAJA3.jpg

Saimir Tahiri tha se ka bere cmos per te luftuar kultivimin e kanabisit ne Shqiperi, e ky ndoshta ishte edhe gabimi i tij me i madh.

"Bëra gabimin më të madh që thash se në cilën përmasë mbillje kanabisi në Shqipëri, duke e luftuar në cdo cep, ndërhyra në kanabis. Duke ditur që po ta luftoja në cep do thonin obobo c'bëhet me gjithë këtë kanabis. Por ka qenë aty. Unë sot akuzohem për shpërdorim detyre dhe unë mbrojtjen për këtë akuzë do e bëj sic më takon dhe do përballem edhe me këtë akuzë.

Ka pasur Shqipëria ministra të brendshëm të tjerë, ministra, kryeministra të tjerë. Një ministër i brendshëm kur u vranë 4 qytetarë këtu jashtë nuk u akuzua për shpërdorim detyre, dhe as kryeministri kur tha se Lazaratin e lashë të mbillej se ashtu ishte politika ime, as ministri i Mbrojtjes kur la 28 të vdekur në Gërdec. Më intereson vetëm e vërteta ime dhe do t'i shkoj deri në fund. Më takon të rri e të pres. Të marr vendimin e zbardhur të gjykatës, dhe ta apeloj urgjentisht. Të përgjigjem me përulësi për cdo akuzë vetëm me të vërtetat e mia para drejtësisë dhe para publikut. Ka shumë qytetarë që sot më besojnë dhe unë i falenderoj. Ka qenë sakrificë. Ka plot që s'më besojnë, edhe ata i falenderoj", tha Tahiri.

Ora 11:40
Tahiri: Nuk është drejtësi e plotë, gjykata më dënoi vetëm se disa kushërinj me përmendnin emrin

Nuk e kam shpërdoruar kurrë detyrën, tha ish-ministri i Punëve të Brendshme, duke thënë se do ta apelojë vendimin e Gjykatës.

"Policia gjatë kohës që unë kam qenë ministër ka bërë dhe ka kallëzuar edhe këta që thonë se janë bashkëpunëtorët e mi. Dhe ata që akuzoheshin se bënin trafik as kanë qenë në detyrë në policinë e Vlorës. Këto e gënjështra të tjera nuk i thash kurrë në publik, deri ditën e vendimit të gjykatës. Gënjeshtrat një ditë bien, siç bëri drejtësia italiane, sic ndodhi edhe këtu.

Ishte një gjysmë lajm i mirë për mua, gënjeshtrat morën një përgjigje, edhe pse as e plotë dhe as përfundimtare. Nuk është drejtësi e plotë, beteja për të vërtetën time ndaloi dje vetëm në stacionin e parë dhe ka plot rrugë përpara. Do më duhet shumë punë për të bindur edhe ata që nuk e kanë kuptuar sesa të pavërteta janë thënë deri tani. 

Gjykata tha se unë kam shpërdorurar detyrën. Me aq sa u lexua në sallë, vendimi kishte të bënte me faktin që kishin përmendur emrin tim disa kushërinj të mi. Dhe me faktin që nuk kam luftuar sa duhet kultivimin e kanabisit. Unë uroj të mos jenë këto argumentet, ndaj po pres ta lexoj, të shoh cilin ligj konkretisht kam shkelur duke shpërdoruar detyrën që mu caktua dhe besua. Në kulturën time një vendim gjykate, nuk komentohet, vetëm ankimohet, për më tepër që vendimi nuk është zbardhur dhe më takon ta ankimoj sa të zbardhet. Drejtësinë e kam pritur dhe ende nuk mendoj se është bërë sic mendoj se më takon. Jam i bindur që nuk e kam shpërdoruar kurrë detyrën që mu besua në asnjë sekondë, e kam bërë me shumë pasion bashkë me ekipin tim e shndërruam policinë nga një institucion të degraduar në institucion të mirëfilltë, luftuam krimin me rekorde të pamenduara ndonjëherë", tha Tahiri.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O trangulli hidhur: 21/09/2019 20:03

    O trangulli hidhur pa fara në të gjith ruzullin toksor e në çdo shtet të botës Gjykatësi mer faktet. Jo prallat që tregon ti o trangulli hidhur pa fara. Pa fakte të fuste në burg vdtëm krimineli Enver Hoxha e idhulli jot kryekrimineli salhe o trangulli hidhir pa fara.

    Përgjigju
    • Kok qep: 21/09/2019 21:49

      Ty o mjeran te kan doktrinuar e te kan hedh hi ne sy sa ta kane hequr aftesine te shohesh me tutje se hunda jote!! Ik merr 1 pankarte dhe mbroji kto horra. Viktime!

  • sapa: 21/09/2019 17:15

    Nje fjale e urte gjermane thote:Sulmi eshte mbrojtja me e mire!

    Përgjigju
  • Drejtesia: 21/09/2019 15:33

    Ju komentues qe i beni drejtesin Saje Qorrit vazhdoni dhe mbrojeni fort neper kafene se pune tjeter muk keni

    Përgjigju
  • HAXHI QAMILI: 21/09/2019 14:25

    Kam një pytje për të gjith. Në cilin vënd të botës dënohet një njeri pa fakte. Amerika shteti më demokrat në bot dënon dot një njeri pa fakte ? Ska shanc në bot se nuk pjerdhin gjykatësit Amerikan për njeri pa fakte sduan tja din se kush flet. Sajmir Tahiri mund të ket faje por kur ske fakte duhet ta mbyllin ktë çështje. Si mendoni ju se po të kishin fakte qelbësirat e plepave me 8 klas shkoll do ta linin Sajmir Tahirin dhe një minut të vetme të lir ? Kur. Pra faktet mungojn çdo prall tjetër është 0 . Fakti është fakt ska fakt pralla mbaroi.

    Përgjigju
    • O trangull: 21/09/2019 16:05

      O trongull kok e kry!! Po pse mendon ti zoteria ka genjyer ne te gjitha dekleratat?? Ne fillim tha nuk i njoh fare!! Pastaj, oh po I kam pak kusherinj. Pastaj oh po u dhAsh nakinen dhe e perdornim njehere ne njehere ata. Pastaj, oh po ka qene koecidence qe kemi udhtu ne njejten kohe.... disa here. Qe ky esht kriminel e di dhe fmija im (dje ka mush 3 mujsh) Po per aq kohe sa kemi tranguj si puna jote qe I mbrojne horrat e politikes sone ne vetem skic hecim se perpara vetem ne endrra.

  • Luani: 21/09/2019 13:09

    Une e besoj dhe i jap te drejte Sajmir Tahirit.Ai paguan gabimin e madh sepse guxoi te mbyllte biznesin Berishian te kanabisit ne Lazarat,qe lejohej,stimulohej dhe droga tregetohej me makinat e ushtrise shqiptare,duke ujitur me zjarrfikeset e shtetit me urdher te Sali Berishes.Dhe kjo ne kohen kur minister i brendshem ishte debili Lylzim Basha.Droga aty ka qene qe ne fillimet e ketij sistemi dhe u perhap kudo me tolerancen e partise demokratike dhe simotres se saj te likes se florinjeve e te 7%shit dhe jo vetem,sepse njerezit anembnane shqiperise e pane si nje mundesi jetese kultivimin e tregetimin e saj.Me vone Berishovici i mallkuar ,sidomos lazaratin e beri biznesin e tij personal e te PD-se se tij te degjeneruar,pasi nxirrnin fitime perrallore nga aty.Para kesaj gjeje kane mbyllur syte te gjithe politikanet,kurse Lulzime Basha e Flamurja i Nokajve ishin ministrat e brendshem te asaj kohe,qe rakordonin veprimet dhe mbronin gjithe kete biznes te te mallkuarit Sali Berisha nga vicidoli.Sajmiri guxoi dhe per kete gjithe me nder opozita,nen urdherat e banditit vicidolian eshte vene ne rresht,duke perdorur gjithe shtypin e tyre,gjithe televizionet e brendeshme e te jashtme dhe gjithe financen e tyre per ta trumbetuar vepren e "shquar" te tyre per kultivimin e tregetimin e kanabisit si pune te Sajmir Tahirit.Ambasada Amerikane te merret me mire me Sali Berishen qe ka kancerosur gjithe shtetin shqiptar me te gjitha sa ka bere per 30 vjet,te merret me lulzimen qe lobon ne amerike me para ruse,te merret me Mediun e gerdecit dhe patjeter dhe me Sajmirin,neqoftese ka prova e fakte qe e inkriminojne.Lojen e Hajdarmatajt,te Vlashi Mares,te Dritan Prencit e te tjere delenxhijve te paguar me parate e nxjerre nga aktivityeti kriminal i Berishes s'ka pse ta paguaje Sajmiri,i cili i vuri gjoksin detyres dhe punoi me perkushtim deri diten e fundit.Peshkaqenet e krimit bejne sot ligjin ne politike e jashte saj dhe kane patur dhe mandat deputeti deri para pak kohesh (disa si Ilir Metaj e kane dhe sot imunitetin).Vetem kush nuk do nuk e kupton kete.Ne shpreesojme se SPAKU me keta duhet ta filloje punen ne muajin Tetor sepse dosjet e tyre ja bejne muuu!Kete kerkon dhe Gjermania e Europa ne teresi nga drejtesia shqiptare e nga shteti shqiptar.Ne te kundert gjithcka do jete e kote.

    Përgjigju
    • CaBone: 21/09/2019 14:44

      Super

  • studenti: 21/09/2019 12:52

    Po ato patentat e skafit me emrin tend dhe te satshoqeje cfare kerkonin ne mes te 800 mije eurove or Tahir? Po shyqyr te pakten qe te larguan nga politika.

    Përgjigju
  • Fredi DOBIÇI LLAPAQËN: 21/09/2019 12:37

    SUPER SAIMIR TAHIRI !! Vetém se ke harruar edhe disa KRIMEté tjera té LUL BASHÉS dhe Fatmir HALE Mediut !!! ??? LUL KRRIMINEL Basha GJAKOSI mbi 500 Shqiptarè té tjeré nè 21 JANAR dhe BURGOSI mbi 400 PROTESTUES PAQÉSORÉ , VODHI dhe GRABITI "RRUGÉN E KOMBIT" (300 MILJON €URO), SHITI DETIN JON GREQISÉ dhe ASFALISÉ GREKE, dhe PROKURORIA KRRIMINALE E PLEPAVE té Durrésit bén SEHIR !!!!! Kurse Fatmir HALE Mediu , ka VJEDHUR , PLAÇKITUR dhe GRABITUR ZYRAT E SHTETIT , dhe NUK VRAU Vetém 26 SHIPTARÉ té Pafajshém , por GJAKOSI dhe PLAGOSI 500 té tjeré dhe i la me PASOJA té RÉNDA SHÉNDETÉSORE, gjithashtu Fatmir HALE KRRIMINEL Mediu SHKATÉRROI NJÉ FSHAT té téré (mbi 350 SHTÉPI BANIMI) ,qé as NAZIZMI dhe as FASHIZMI NUK I KA BÉRÉ KÉTO KRRIME té RÉNDA !!!! Dhe PROKURORIA E KRRIMINELÉVE TÈ PLEPAVE alla Adriatik KRRIMINEL Llalla , as FATMIR HALE MEDIUN NUK E KANÉ THIRRUR SI TÉ PANDEHUR dhe si KRRIMINEL dhe KRYEKUSAR , qé ai éshté !!!!! RESPEKTE pafund pér SAIMIR TAHIRIN , dhe jam 100% i Bindur qé do marésh PAFAJÉSINÉ né GJYKATÉN E APELIT kurse KRYEKRRIMINELÉT si Fatmir HALE Mediu dhe LUL BASHA , do ti Pérpij SPAK dhe BKH , dhe do Shkojné né BURGUN e REÇIT , atje ku i pret edhe Admir Tafili me Shullazin

    Përgjigju
  • Tao-Tao: 21/09/2019 12:11

    Shume shqiptare e dinin se do dilje "palagur" nga ky sitem 30 vjecar i drejtesise, i gritur mes "marrveshjesh" favorizuese te Politikes, nga KLD-t e Sala 1, Nano, Meta, Sala 2 e ne vazhdim. Ate qe presin shqiptaret eshte drejtesia "e re" me inisiativen e perkujesjen e US., hetimi i ish-kryemistra, president e ministra. Besoj qe "lopates apo fsheses" tende te punes ne kumunitet, te Mos i Thyhet Bishti

    Përgjigju
  • Populli: 21/09/2019 11:49

    Po nuk hengre hudhra nuk te bie ere goja.

    Përgjigju
  • Lani: 21/09/2019 11:47

    Ik morr hashashxhi tepelene

    Përgjigju
  • Tutu: 21/09/2019 11:45

    Te akuzuan se harxhon 5000 euro ne muaj... ja fusin kot !!!... ty nuk te dalin per nje dite 5000... si nuk te vjen turp dhe del e llomotit neper tv.... burre i pacipe...

    Përgjigju
    • Hashash: 21/09/2019 17:30

      Luani e mbyll me pesimizem o Shqupist bolja

    • shqupist: 21/09/2019 15:01

      te behet zemra mal kur te del lulja ne tv?shqip di?lexo ato qe thote i nderuari LUAN me siper.mos rri analfabet gjithe jeten se eshte ne dem te shendetit tend psiqik

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq në Fier, reshjet intensive lënë pa energji elektrike Libofshën dhe rrethinat e saj

Moti i keq në Fier, reshjet intensive lënë pa energji elektrike Libofshën dhe rrethinat e saj