Tahiri: Shullazi tani në pranga
po Xhelal Mziu i SHQUP-it?

Tahiri: Shullazi tani në pranga<br />po Xhelal Mziu i SHQUP-it?
Ministri i Brendshën Saimir Tahiri i është përgjigjur akzave të Partisë Demokratike duke u shprehur se nuk ka asnjë lidhje me Emiljano Shullazin.

Shullazi është i barabartë përpara ligjit si të gjithë qytetarët, tha sot ministri, duke shtuar se arrestimi i tij tregon se s’ka asnjë mbi ligjin.

Ai tha se bashkëpunimi i policisë për këtë rast me prokurorisë ka qenë shumë i mirë, duke shtuar se në përgjithësi, bashpunimi mes këtyre institucioneve është mjaftueshmërisht i mirë për të çuar para ligjit ata që e shkelin atë.

Ministri deklaroi se Xhelal Mziu, kryetari i bashkisë së Kamzës, "është një i rast ekzemplar i pandëshkueshmërisë". E për këtë nuk është dëgjuar ndonjë fjalë nga Shqupi, shtoi ai. 

“Për SHQUP-in nuk ka dallim, SHQUP-i medon së çdo shqiptar do përtypë ça përtyp SHQUP-i, unë nuk kam kohë të merrem me përtypjet e SHQUP-it”, shtoi ai.

Deklaratat, ministri i bëri për mediat pas përurimit të zyrës së komisariatit numër 5 në Kamëz. 

Pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ka ardhur edhe reagimi i kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu.
 
Në një deklaratë të shpërndarë nga Bashkia Kamëz, thuhet se Tahiri ka frikë se mos Shullazi flet para organeve të drejtësisë për lidhjet e tij me ministrin e Brendshëm.   
 
“Bashkia Kamëz i kujton Saimir Tahirit që njerëzit e lidhur me krimin si ai duhet të përgjigjen për atë që tashmë di çdo qytetar shqiptar. Saimiri, ky ushtar i Shullazit, duhet të jetë mërzitur, pasi ka frikë se mos ai flet në organet e drejtësisë dhe opinioni publik mëson më shumë nga sa di”, thuhet në reagim.
 
Përgjigjja e Bashkisë së Kamzës ndaj Tahirit mbyllet me pesë pyetje drejtuar ministrit të Brendshëm.
 
“Kush i jepte imunitet Shullazit në gjobat që u ka vënë biznesmenëve? A është ai ushtar i Shullazit? Çfarë e lidh Saimir Tahirin me Shullazin, vjedhjen e votave? Kush ndërhyn për lirimin e kriminelëve nga qelitë e komisariateve? Përse u përplas policia me prokurorinë në rastin e Shullazit? Nga vinin urdhrat në Drejtorinë e Policisë Tiranë?", përfundon deklarata e Bashkisë Kamëz.


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë