Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i pyetur në lidhje me reformat që ka votuar kur ishte në qeveri bashkë me atë të Reformës në Drejtësi, ka thënë se nuk është bërë pishman pasi sipas tij ka qenë i vetëdijshëm për atë që ka bërë. Më pas Tahiri ka thënë se nuk e përcakton çështja e tij nëse Reforma në Drejtësi është dështim apo jo.
"Une po i shkoj deri ne fund nje rruge duke bërë timen për drejtësinë që kërkoj. Edhe kur kam votuar kam berë timen, duke besuar atë që kamë bërë. Unë nuk hyj tek ata që do të mjaftonte vendimi im qoftë ei gabuar për të thënë që reforma në drejtësi nuk funksionoi. Nuk e them këtë edhe sikur drejtësia të gabojë tek unë. Nëse sistemi do ishte gabim atëherë do e thoja me siguri. Shpresoj shumë që drejtësia të bëjë shumë për qytetarët. Më vjen keq për ata të tjerët që u kemi rënë në qafë, që janë dënuar padrejtësisht. Dhe unë kam kuptuar shumë vonë këtë, por më vjen keq. Drejtësia nëse është sistemi i duhur ky që kemi votuar apo jo nuk varet nga vendimi për mua" ka thënë Tahiri.
Por kujt i referohet ish-ministri me "persona që u kemi rënë padrejtësisht në qafë?
"Unë këtë e kam bërë me veprime që kur kam qenë ministër, qëkur u bëra deputet, para se të lija mandatin. Kam propozuar në parlament një projektligj për të mos çuar në burg njerëz për gjëra të vogla. Më vjen keq që në fillimet e detyrës sime i kemi rënë në qafë, si deputet. Por si ministër e bëra projektligjin, por rri ende në sirtar në Kuvend. Miratuan projektligjin tim për kafshët, nuk miratojnë këtë", tha Tahiri.
Lajmi kryesor:
Tahiri: Reagimi i SHBA, presion ndaj gjyqtarëve! Drejtësi jo e plotë...Nuk mbaj letra kërcënuese ne xhep (VIDEO)
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Debati në PD, a duhet të kenë kandidatë në 61 bashki më 14 maj?
-
Po
67.4%
-
Jo
25.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 1233
Lajme të tjera
-
Me nënën në krah, momenti kur Saimir Tahiri shkon në varrim për t'i dhënë lamtumirën e fundit babait (VIDEO)
17 Mars, 11:09
-
Ndahet nga jeta babai i Saimir Tahirit, letra e ish ministrit nga burgu: Si nuk më prite? S’ta thoja dot se më vinte zor, por të dua shumë
16 Mars, 09:45
-
Çelet seanca për kërkesën e Saimir Tahirit për uljen e dënimit në Gjykatën e Elbasanit! Shtyhet për më 23 mars! Prokurorët kërkojnë kohë
10 Mars, 09:56
-
Kërkon lirinë pas njohjes së kohës së paraburgimit, shtyhet për të disatën herë gjyqi për Saimir Tahirin! Shkak problemet me shëndetin e avokatit
24 Shkurt, 12:18
-
Kërkon lirinë pas njohjes së kohës së paraburgimit! Shtyhet për të disatën herë gjyqi për Saimir Tahirin
10 Shkurt, 10:01
-
Shtyhet sërish seanca gjyqësore për Saimir Tahirin, mungon prokurori! Ish-ministri kërkon lirinë pas njohjes së kohës së paraburgimit
31 Janar, 15:13
-
Shtyhet sërish seanca për Saimir Tahirin, ish ministri kërkon lirinë pas njohjes së kohës së paraburgimit! U zëvendësua gjyqtari
22 Dhjetor 2022, 11:34
-
Dënimi me 8.8 vite burg i ish-truprojës së Tahirit, PD e Berishës: Tallje e drejtësisë, vartësi dënohet tre herë më shumë se shefi i tij
15 Dhjetor 2022, 17:08
-
I përfshirë në skemën e trafikut ndëkombëtar të kanabisit, GJKKO e dënon me 13 vite burg ish truprojën e Saimir Tahirit! Përfiton gjykim të shkurtuar
14 Dhjetor 2022, 11:36
-
Shtyhet vendimi në GJKKO për ish-truprojën e Saimir Tahirit, SPAK kërkon 12 vite burg
4 Nëntor 2022, 12:24
-
Berisha akuza ndaj Ramës dhe Tahirit për krime lufte në Lazarat, harron policin e vrarë: Do ngrihen grupe hetimi, të gjithë do ndëshkohen
10 Tetor 2022, 12:46
-
Saimir Tahiri i drejtohet sërish Gjykatës, kërkon njohje të kohës së paraburgimit! Shtyhet seanca
10 Tetor 2022, 09:35