TIRANE - Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri bëri të ditur se në Policinë e Shtetit do të pranohen shumë shpejt vullnetarët.
Gjatë fjalës së tij në konferencën ‘Kontributi në sigurinë publike nëpërmjet arsimimit’, që u zhvillua sot në "Hotel Tirana", ministri Tahiri tha se të rinjtë vullnetarë do të jenë njëlloj si policët, me ndryshimin e vetëm se nuk do të mbajnë armë.
"Unë besoj që ne duhet të rikrijojmë traditën e vullnetarizmit në siguri. Ndaj është kjo arsyeja pse në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në Policinë e Shtetit, sot një grup specifik po merret për t’i hapur rrugë angazhimit vullnetar në Policinë e Shtetit nga të rinjtë dhe të rejat në Republikën e Shqipërisë. Pra do të thotë që nesër, pasi kjo mundësi të jetë aty, dhe besoj do jetë shumë shpejt, të rinj dhe të reja mund të vijnë dhe të angazhohen vullnetarisht në Policinë e Shtetit. Pasi të kenë kaluar një formim të caktuar në Akademinë e Sigurisë, mund të angazhohen vullnetarisht në Policinë e Shtetit. Ka shumë të rinj që pranojnë të shpenzojnë dy orë, katër, gjashtë orë maksimalisht në Policinë e Shtetit, me uniformën e Policisë së Shtetit, sigurisht pa armën, dhe me të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë që ka punonjësi i Policisë së Shtetit."- u shpreh ministri Tahiri.
Në konferencën ku morën pjesë edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, ministri Tahiri theksoi se sipas sondazheve, policia është institucioni më i besueshëm dhe pikë referimi për gjithçka ndodh me shkeljen e ligjit.
/Shqiptarja.com

VIDEO