Takeda, 'Kështjella mbi re' në Japoni

Takeda, 'Kështjella mbi re' në Japoni

Takeda, kështjellë në Japoni

E ndërtuar para disa shekujsh, në maje të maleve është një nga atraksionet më të njohura turistike në Japoni, fjala është për Takeda-n, e cila ndryshe njihet si “Kështjella mbi Re”.

Mbi 300 metra lartësi, mund të konsiderohet një përkufizim i veçantë i historisë dhe lashtësisë së këtij shteti.

Kjo kështjellë u bë e njohur në vitin 2012, kur ishte shfaqur në një film, ndërsa që atëherë është vazhdimisht e ‘pushtuar’ nga turistët që vijnë nga të gjitha vendet e botës.

Preferohet të vizitohet gjatë vjeshtës, sepse moti i kësaj stine ndikon që kështjella të duket sikurse po qëndron mbi re, e jo mbi majën e një mali.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë