‘Takimi i djeshëm i Tiranës, i jashtëzakonshëm’, Kryemadhi shpërndan videon dhe i bën thirrje qytetarëve: Më 25 prilli votoni LSI, ndryshimi ka ardhur
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi mëngjesin e sotëm ka shpërndarë një videomesazh falënderues për të gjithë qytetarët që ditën e djeshme ishin të pranishëm në takimin përmbyllës të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Tiranë.
Përmes videos së publikuar ajo i kërkojë qytetarëve të mos ndalen pasi edhe 2 ditë kanë mbetur nga zgjedhjet parlamentare, më 25 prill dhe të trokasin derë më derë për të kërkuar votën e qytetarëve të tjerë për LSI.
“E di që është i vështirë komunikimi me ju nëpërmjet mediave të cila i ka uzurpuar Rilindja por mos ndaloni shpërndajeni videon, shpërndajeni mitingun shpërndani emocionet që kaluar dje aty, mos ndaloni trokisni derë me derë sepse ndryshmi ka ardhur më 25 prill. Mos harroni kërkoni votën për LSI dhe të keni kujdes mos nxjerrin votën e pavlefshme.”, shprehet kryemadhi.
Takimi përmbyllës elektoral i LSI, është zhvilluar pasditen e djeshme në sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë.
Mesazhi i plotë e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi:
“Të dashur miq dua ta nis sot ditën, duke falënderuar të gjithë të rinjtë dhe të rejat e Tiranës, të gjithë burrat dhe gratë që ishin dje në shesh edhe pse ditë më shi, ata ishin aty. Energjia, entuziazmi ishin burim frymëzimi. Unë ju jam shumë mirënjohëse por edhe 2 ditë na kanë mbetur deri më 25 prill. Të mos ndalemi. Atë energji, atë pozitivitet, atë dashuri që buron nga zemra ta shpërndajmë në çdo shtëpi, derë me derë, me miq dhe e shokët tanë. Takimi i dijshëm i Tiranës ishte i jashtëzakonshëm, ishte një energji e jashtëzakonshme, ngjyra e kuqe e flamujve të LSI ishte një ngjyrë dashurie cila depërtoje në zemrat e të gjithëve jo vetëm që ishin aty po edhe të qindra e mijëra që na shijonin në rrjete sociale. E di që është i vështirë komunikimi me ju nëpërmjet mediave të cila i ka uzurpuar Rilindja por mos ndaloni shpërndajeni videon, shpërndajeni mitingun shpërndani emocionet që kaluar dje aty, mos ndaloni trokisni derë me derë sepse ndryshmi ka ardhur. Më 25 prill mos harroni kërkoni votën për LSI, të votojnë numrin 6 dhe të keni kujdes mos nxjerrin votën e pavlefshme. “
J.GJ./B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.3%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 7975
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kushërira e Kryemadhit shkon në gjykatë për të mbrojtur të birin, Ardian Kona: Është ‘viktimë’ ka firmosur pa dijeni për 13 mijë metra katrorë tokë në Gjirin e Lalzit
22 Nëntor, 13:13
-
Privatizuan 13 mijë metra katrorë tokë shtet tek Gjiri i Lalzit, 'arrest me burg' ish-kreut të Kadastrës së Durrësit! Ardian Kona i afërm i Monika Kryemadhit
22 Nëntor, 11:35
-
Spahiu: Meta dhe Monika duhet ishin larguar vetë nga politika në 21 Janar pas videos me Dritan Priftin
20 Nëntor, 17:56
-
Privatizuan 13 mijë metra katrorë tokë shtet tek Gjiri i Lalzit, me letra false, arrestohet ish-kreu i Kadastrës së Durrësit! Ardian Kona, i afërm i Kryemadhit! U zbulua nga përgjimet (EMRAT)
20 Nëntor, 16:38
-
GJKKO sekuestron 2 vilat e Monika Kryemadhit dhe të ëmës tek rezidenca VIP e 'Kodrës së Diellit' në Tiranë! Pjesë e hetimit për lobimin në SHBA e dosjen CEZ-DIA
20 Nëntor, 15:10
-
Afera CEZ- DIA e lobimi në SHBA, Apeli i GJKKO-së lë në burg Ilir Metën, s'ndryshon masën as për Kryemadhin! Monika: SPAK, 34 fashikuj me falsifikime, heq dorë nga politika! Me Ilirin s'ka më kthim pas
19 Nëntor, 16:34
-
Lobimi në SHBA dhe dosja CEZ-DIA/ Kryemadhi shkon në SPAK me vajzën: Erdha të lexoj fashikujt! Nesër Apeli i GJKKO-së vendos për dhe për Metën! Presidenti i PL-së: Mos protestoni (VIDEO)
18 Nëntor, 13:13
-
'Skaneri' i SPAK në familjen e Kryemadhit/ Babai kambist, vëllai i ka punuar si furrxhi dhe DJ, nëna 83 mijë lekë në muaj rrogë
12 Nëntor, 22:19
-
Arrestimet e Metës dhe Çyrbjas, Apeli i GJKKO cakton të njëjtën gjyqtare për ankimimet! Po ashtu edhe për Kryemadhin, ja emri i magjistrates
11 Nëntor, 13:33
-
'Topalli me diasporën, nuk e di a do ketë energji?!' Meçe në 'Studio Live': Nuk e shoh normale që sekretet e shtetit të jenë tek telefoni i Monikës
5 Nëntor, 18:28
-
Lobimi në SHBA dhe CEZ-DIA, Meta kërkon lirinë, Kryemadhi ankimon detyrimin e paraqitjes! Monika në SPAK: Do u tregoj të vërtetat e ‘satelitëve’ të Shqipërisë
4 Nëntor, 09:50
-
Nën akuzë për korrupsion, Piro Xhixho paraqitet në SPAK për masën detyrim paraqitjeje (VIDEO)
30 Tetor, 11:19