Takimi i kreut të OSBE me liderët politik/ Tsereteli: 'Zgjedhorja' sipas rekomandimeve tona dhe gjithëpërfshirëse

Takimi i kreut të OSBE me liderët politik/ Tsereteli: 'Zgjedhorja' sipas rekomandimeve tona dhe gjithëpërfshirëse

TIRANË- Delegacioni i OSBE kryesuar nga presidenti George Tsereteli dhe Sekretari i Përgjithshëm Roberto Montella kanë përfunduar një vizitë zyrtare në Shqipëri, e cila është në përgatitje për të marrë përsipër Kryesinë e OSBE-së në vitin 2020.

Ky delegacion zhvilloi disa takime me eksponentët më të lartë të shtetit si, presidenti Ilir Meta,  kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci, kryeministrin Edi Rama dhe përfaqësues të opozitës parlamentare dhe jashtë parlamentare.

Presidenti Tsereteli ka kërkuar nga institucionet realizimin e reformës zgjedhore dhe në drejtësi sa më shpejt të jetë e mundur, me përfshirjen e të gjitha palëve politike, çka sipas tij është e nevojshme për të rritur vesimin e publikut në institucione.

“Delegacioni i PA gjithashtu diskutoi me homologët shqiptarë sfidat e brendshme. Në veçanti, palët diskutuan gjendjen e reformave gjyqësore dhe zgjedhore dhe nevojën për të adresuar rekomandimet e OSBE / ODIHR përmes një procesi gjithëpërfshirës. Shihet një nevojë urgjente për të rritur besimin e publikut në institucione”, njofton zyra e shypit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

U vra në burgun e Peqinit, Autopsia provon se trupi në morg është i Arben Lleshit! Nëse familja refuzon, varroset nga bashkia

U vra në burgun e Peqinit, Autopsia provon se trupi në morg është i Arben Lleshit! Nëse familja refuzon, varroset nga bashkia