ODIHR nis misionin në Shqipëri, Glover: Financimi i fushatave dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve do të jetë në fokusin tonë! Fryma e fushatës dhe aksesi i të gjithëve, kyç

Një ekip prej më shumë se 300 vëzhguesish të huaj do të mbikëqyrin zgjedhjet e 14 Majit, para, gjatë dhe pas ditës së zgjedhjeve. Shefja e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet vendore të këtij viti në Shqipëri, Audrey Glover zhvilloi sot konferencën e parë për mediat, pas mbërritjes në Shqipëri dhe takimeve të para që zhvilloi.

Ajo tha se në Tiranë do të jetë një ekip bazë, prej 13 ekspertësh nga shtetet e OSBE, përfshijnë ekspert ligjor, ekspert për zgjedhjet, ekspert politik si edhe dy nga media, një për pakicat kombëtar dhe një koordinator për vëzhguesit afatgjatë. Do ketë po ashtu ekspertë për burimet njerëzore.

 “Doja të theksoja fjalën vëzhgojmë. Ne monitorojmë zgjedhjet për të para përputhshmërinë e zgjedhjeve me standardet ndërkombëtare.  Kemi pasur bashkëpunim të mirë më KQZ dhe presim që të vazhdojmë në këtë drejtim. Të vazhdojmë bashkëpunimin me të gjitha autoritetet vendase.  Ne do të kemi një ekip në Tiranë prej 13 ekspertësh, ku përfshihen ekspertë ligjorë, ekspert për zgjedhjet, ekspert për zgjedhjet, Do të kemi së shpejti edhe 24 vëzhgues afatgjatë, që do të mirëinformohen për zgjedhjet dhe do të shpërndahen në të gjithë vendin.  Do të kemi para ditës së zgjehdjeve edhe vëzhguesit afatgjatë.  Për ditën e zgjedhjeve do të na bashkohen delegacioni i Parrlamentit Evropian si dhe përfaqësues nga Kongresi i KiE për autoritete vendore”, u shpreh Glover.

Shefja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR tha se komuniteti ndërkombëtar është këtu për parë se sa Shqipëria i qëndron angazhimeve ndërkombëtare.

“Të gjitha vendet anëtare të OSBE janë shprehur për të zhvilluar zgjedhje në përputhje me këto standarde. Ne do të lëmë faktet që të flasin për të vërtetën.  Ne do t’i kushtojmë vëmendje të veçantë këtyre elementeve: punës së administratës zgjedhore dhezbatimit të rekomandimeve të mëparshme, frymës së fushatës, pjesëmarrjes së grave në procesin zgjedhor dhe pjesëmarrjen e minoriteteve dhe aksesit të PAK në proces.  Më kujdes do të shikojmë mënyrën se si janë financuar fushatat zgjedhore dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në lidhje me zgjedhjet. Implementimi i ligjti është po aq i rëndësishëm sa ligji vet. Dhe për zbatim kërkohet vullnet”, tha Glover.

Në deklaratën e saj Glover tha se në raportin përfundimtar që do të përgatitet nga grupi që ajo drejton do të ketë gjetje dhe rekomandime që do ta ndihmojnë Shqipërinë do ecë përpara dhe të bëjë procese zgjedhore në përputhje me të gjitha standardet zgjedhore në të ardhmen. 

“Ne do të nxjerrim një raport të ndërmjetëm para zgjedhjeve dhe do të ketë një deklaratë ditën pas zgjedhjeve. Në deklaratë do të kemi gjetjet paraprake. Raporti final do të publikohet rreth 8 jave pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe do të përfshijë edhe rekomandimet për zgjedhjet e mëpasshme.  Në këto rekomandime do të parashikohen mënyrat se si ODIHR kërkon të ndihmojë Shqipërinë në këtë proces.  Ne jemi të interesuar të shohim nëse procesi është në përputhje me OSBE-në  Të gjithë të kemi besim te procesi zgjedhor. Që procesi të ketë integritet zgjedhësit do të mund të bëjnë zgjedhje reale të mirëinfomuar mes kandidatëve të ndryshëm. Kandidatët duhet të luajnë në kushte të barabarta dhe votuesit duhet të kenë të drejtën universale për të votuar.  Zgjedhësit duhet të kenë mundësinë të votojnë të lirë, të fshehtë, të sigurt dhe vota të numërohet korrekt”, vijoi Glover.

Ajo gjithashtu u pyet për mundësinë e takimit me Sali Berishën edhe pse ky i fundit është shpallur non-grata. Glover u shpreh se është e hapur të takojë këdo që merr pjesë në procesin zgjedhor.

“Do isha e lumtur të takohesha me këdo që është i përfshirë në këtë proces zgjedhor”- u përgjigj Glover.

Kujtojmë se në zgjedhjet e vitit 1996 që u mbyllën me fitoren e PD, të cilat shefja e OSBE-ODIHR i cilësoi si ndër më negativet, Berisha asokohe president, e shpalli këtë të fundit “non-grata” duke lëshuar akuza të rënda drejt saj.

Glover ka mbërritur në Tiranë prej disa ditësh dhe do të drejtojë ekipin me 324 vëzhgues për të monitoruar zgjedhjet vendore. Kjo është hera e disatë që Glover vjen në vendin tonë për të monitoruar procesin zgjedhor. Britanikja e 'hekurt' ka drejtuar misionin e ODIHR për 4 herë në Shqipëri: në vitin 1996, ku shpalli zgjedhjet e manipuluara të 26 majit, në vitin 2009, si dhe në vitin 2015 dhe në vitin 2019. Tashmë do të monitorojë edhe zgjedhjet e 14 Majit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:05
Berisha ndërron mendje për Glover: Sherri ka gati 30 vite, raporti i saj i fundit për zgjedhjet më profesionali ndonjëherë

 

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot dhe ardhjen e Shefes së Misionit të OSBE/ODIHR për vëzhgimin e Zgjedhjeve, Audrey Glover. Ndryshe nga ç’është shprehur më parë, Berisha tregoi se ka ndërruar mendje për britaniken të cilën e kishte shpallur ‘non grata’ për shkak të kundërshtoi zgjedhjet e vitit 1996.

Berisha u shpreh se raporti i saj i 4 viteve më parë për zgjedhjet e zhvilluara në vend ishte më profesionali i shkruar ndonjëherë. Por sipas tij, ky raport u injorua nga qeveria, opozita dhe eksponentë të komunitetit ndërkombëtar.

“Nuk ka as dashuri e as armiqësi të përjetshme. Audrey Glover në zgjedhjet e fundit ka bërë një raport shumë profesional dhe unë e kam vlerësuar raportin e saj. Nëqoftëse raporti i zonjës Glover do të merrej me seriozitetin më të madh nga qeveria dhe komuniteti ndërkombëtar, Shqipëria nuk do të ishte kurrë në këtë gjendje, por raporti i saj u injorua nga opozita, e cila duhet ta kishte bazë kryesore për transformim në kuadrin ligjor. Ai raport u shpërfill në mënyrë të tmerrshme nga qeveria dhe eksponentë të caktuar të komunitetit ndërkombëtar. Por është raporti më profesional që mund të jetë shkruar ndonjëherë për procesin zgjedhor”, tha Berisha.

Ora 11:25
Do të bisedoni me Berishën? Glover: Takoj këdo të përfshirë në zgjedhje (Berisha zyrtarisht nuk është subjekt më 14 Maj)

Shefja e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet vendore të këtij viti në Shqipëri, Audrey Glover u pyet sot nëse do të ketë një takim me ish-kryeministrin Berisha apo jo. Glover u shpreh se është e hapur të takojë këdo që merr pjesë në procesin zgjedhor.

“Do isha e lumtur të takohesha me këdo që është i përfshirë në këtë proces zgjedhor”- u përgjigj Glover.

Por në fakt zyrtarisht Sali Berisha nuk është zyrtarisht pjesë e këtij procesi zgjedhor. Emri i tij nuk figuron në asnjë dokument zyrtar. Çdo gjë që ka lidhje me të në këto zgjedhje është e përfaqësuar nga firma dhe simbolet e partitë së Ilir Metës. 

E pyetur për problematikat e raportuara në media sa i takon përdorimit të burimeve publike në fushatë zgjedhore në favor të qeverisë, aktuale, Shefja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR, Audrey Glover u shpreh se kjo është një fushë të cilës do t’i kushtohet shumë rëndësi gjatë misionit të vëzhgimit.

“Në një raport kjo fushë është identifikuar si një nga fushat më me rëndësi për t’u vëzhguar. Dhe ne do i kushtojmë shumë kujdes vëzhgimit të kësaj fushate”- u shpreh Glover.

Kujtojmë se në zgjedhjet e vitit 1996 që u mbyllën me fitoren e PD, të cilat shefja e OSBE-ODIHR i cilësoi si ndër më negativet, Berisha asokohe president, e shpalli këtë të fundit “non-grata” duke lëshuar akuza të rënda drejt saj.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë