Takimi i Ramës me shqiptarët në Athinë, mediat greke: Qindra policë për sigurinë e tij! Shoqërohet nga 150 persona, mes tyre disa kryebashkiakë

Greqia po merr masa shumë të rrepta sigurie për vizitën e nesërme të kryeministrit Edi Rama në Athinë, që do të nisë pas mbërritjes së tij në aeroportin ”Eleftheros Venizelos” rreth orës 09:00, shkruan gazeta greke “Protothema”.

Sipas mediave greke në dispozicion të takimit të kryeministrit shqiptar do të jenë qindra punonjës policie, për të siguruar kalimin e qetë të Ramës në vendin ku do të zhvillohet fjalimi dhe për të garantuar sigurinë e tij deri në momentin e largimit.

Ndërkohë sipas informacioneve të tjera nga mediat në shtetin helen, Rama vetë do të shoqërohet nga afërsisht 150 persona, të cilët do të jenë anëtarë të kabinetit të tij, deputetë dhe 50 gazetarë, të cilët do të jenë në pallatin e sportit Galatsi. Të pranishëm do të jen edhe disa kryebashkiakë.

Fjalimi i Ramës do të mbahet rreth orës 11:00. Më pas gjatë ditës, Rama do të mbajë takime me bashkëatdhetarë, anëtarë të partisë së tij dhe biznesmenë.

Pas përfundimit të takimeve, Rama do të pijë kafe me kolegët në Galatsi, ndërsa në orën 18:00-19:00 do të shkojë në aeroport për t’u larguar nga Athina.

Takimi i Ramës në Athinë është në kuadër të rienergjizimit të Partisë Socialiste dhe me diasporën kryeministrit do të takohet sërish në Milano, Londër dhe Dyseldorf.

Rama në postimin e tij në FB flet për një ”moment të rëndësishëm krenarie për të gjithë shqiptarët në Greqi”. Ftesa shoqërohet me një kompozim vizual të Akropolit me flamujt e Shqipërisë dhe Greqisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:03
Vizita e Ramës në Athinë, Mitsotakis: Greqia s'do ta ndalonte kurrë një lider të huaj të takonte bashkëatdhetarët e tij! Koha, jo e duhura

1715457991_mitsotakis.jpg

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, e quan normal takimin që Edi Rama do të zhvillojë me emigrantët shqiptarë në Athinë. Gjatë një interviste për televizionin “Alfa” tha se Greqia është një vend demokratik dhe nuk mund të ndalojë një kryeministër të huaj që të bëjë një takim me bashkatdhetarët e tij në Athinë.

“Greqia është një vend demokratik, i cili ka garantuar me kushtetutë të drejtën e tubimit dhe padyshim që askush nuk do ta ndalonte kurrë një lider të huaj që të vinte të bënte një vizitë private në vendin tonë, të bisedonte me bashkatdhetarët e tij”, tha ai.

Nga ana tjetër kryeministri grek nuk ka lënë pa shprehur pakënaqësinë e tij për kohën që ka zgjedhur Rama për të zhvilluar takimin në Athinë.

“ Nëse tani më pyesni nëse koha e kësaj vizite, disa javë para zgjedhjeve evropiane dhe me çështje të hapura lidhur me pakicën kombëtare greke në Shqipëri, është koha e duhur, do t'ju them se nuk është më e drejta. Koha . Por, përtej kësaj, mos i jepni më rëndësi”, shtoi Mitsotakis, raportojnë mediet e greke.

Ora 19:13
Takimi me emigrantët në Athinë, Rama shoqërohet nga disa kryebashkiakë

1715447684_rama.jpg

Në takimin me diasporën në Athinë ditën e nesërme kryeministri Edi Rama shoqërohet nga disa prej kryebashkiakëve socialistë. Report Tv mëson se disa kanë shkuar që sot dhe një prej tyre është kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Golemi. Të pranishëm janë kryebashkiakë të qarqeve ku numri i emigrantëve është më i lartë.

G.K/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shrek: 12/05/2024 04:12

    Po qy miçotaqi çja fut kot, po si do ta ndaloje o derman, a je ne tru te kokes, hajde politikan hajde me te tilla deklarata. Po do mbushet mo (edi) halli madh a thua sikur ska shqipo atij, po mirë mo, ne angli e itali, gjermani, franc, me cfar do ti mbushi stadiumet ? me anglo-italiano-gjermano-francez ??? si thua ti edi me poshte,

    Përgjigju
  • Komi: 12/05/2024 02:13

    Injoranca e imoralit shfaqet ne forma te ndryshme. Mitingu i Athines thjesht do na deshmoje disa prralla te tjera me qeros qe Rames ia ka mesuar gjyshja ... ajo bio-politike ose "Biroja"! Shyqyr se do jete atje ne Athine dhe me pak ere qelbesie rreth Tiranes.

    Përgjigju
  • Meri: 11/05/2024 23:47

    Rama do të shkoi të takoi emigrantët në Greqi,po gjithë kjo ushtri pse I duhet me vete ???.Gjithë këto shpenzime kush I paguan ?,taksat tona,Rama i përdor pēr fushat elettorale.

    Përgjigju
  • edi: 11/05/2024 19:28

    nuk shoqeohet nga disa,por nga te gjithe kryebashkiaket e tij, bashke me shpuren, pse si do mbushet sdtadiumi ne athine, me greke

    Përgjigju
    • Dedektivi: 12/05/2024 00:21

      Koment dashakeq dhe i panevojshem !

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike