Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu është takuar sot me atashetë dhe përfaqësuesit ushtarakë të Shqipërisë me qëllim forcimin e koordinimit dhe angazhimit në mbështetje të interesave strategjike kombëtare të Shqipërisë.

Në një njoftim në Facebook, Vengu vë theksin tek roli i diplomacisë ushtarake për forcimin e rolit të Shqipërisë në NATO dhe jo vetëm.

Diplomacia ushtarake mbetet një instrument kyç për forcimin e rolit të Shqipërisë në NATO, rritjen e sigurisë rajonale dhe euroatlantike, si dhe përmbushjen e angazhimeve tona në kuadër të aleancës dhe partneriteteve shumëpalëshe. Me atashetë dhe përfaqësuesit ushtarakë të Shqipërisë për të forcuar koordinimin dhe angazhimin në mbështetje të interesave tona strategjike kombëtare. Shqipëria është dhe do të mbetet një aleat i besueshmëm dhe i përkushtuar” shkroi Vengu në Facebook.