TIRANË, 27 Shtator/ATSH/-"Prodhimi industrial, turizmi dhe energjia janë fushat në të cilat sipërmarrësit italianë mund të investojnë në Shqipëri", ka deklaruar sot Kryeministri Edi Rama.
Pas vizitës së tij dy ditore në rajonin e Fruili Venezia Giulia, shefi i qeverisë shqiptare njoftoi me anë të një postimi në "Facebook", se është duke u rikthyer në Tiranë, optimist dhe i sigurt për një interesim real mbi vendin tonë nga ana e investitorëve italian.
"Për Tiranë pas një vizite në kantierin e ndërtimit të anijeve e një bashkëbisedimi me sipërmarrjen në Trieste - interesim real për Shqipërinë", shkruan Rama në rrjetin social "Facebook".
Gjatë vizitës së tij në kantier, Kreu i Ekzekutivit ka deklaruar se "ne kemi një taksimin shumë të ulët për bizneset dhe një burokraci që nuk ekziston dhe kështu që ky është momenti i duhur për sipërmarrësit italianë të investojnë në Shqipëri . Unë jam i bindur se ata që lidhin marrëdhëniet me vendin tonë nuk do të heqin më dorë".
Gjithashtu, Kryeministri është shprehur haptazi se ishte shumë i kënaqur edhe nga takimet që zhvilloi ditën e djeshme me Presidenten e Rajonit të Fruili Venezia Giulia, Debora Serracchiani dhe me sipërmarrësit vendas, duke deklaruar se "me këtë rajon ne duam të ndërtojmë marrëdhënie të forta dhe të qëndrueshme".
Pak para vizitës në kantjerin e Monfalcones Kryeministri Rama gjithashtu përmendi dhe vizitën e Papa Françeskut në Shqipëri, duke e cilësuar si faktor që do ndihmojë vendin tonë të përmirësohet.
"Ballkani nuk e gëzon një reputacion të mirë ndërkombëtar. Për të tërhequr investime të huaja, ne kemi nevojë të përmirësojmë këtë imazh. Ne e dimë se kemi nevojë për të modernizuar vendin tonë. Dhe vizita e fundit e Papës do të ndihmojë Shqipërinë për tu përmirësuar" është shprehur Rama./a.gegvataj/
/Shqiptarja.com