Takimi Meta - Rama, Arjan
Çani “zbulon” prapaskenat

Takimi Meta - Rama, Arjan<br />Çani “zbulon” prapaskenat
TIRANE- Të premten në mbrëmje në emisionin "Zonë e Lirë" në tv Klan një grup opinionistësh kanë diskutuar aktualitetin e javës, sigurisht që në qendër të vëmendjes ishte intervista e kryetarit të partisë socialiste, Edi Rama, në emisionin " Opinion" pas disa vitesh mungesë. Të ftuar në studio: drejtori i tv Klan , Aleksandër Frandaj , drejtori i Klan, Kosova Armand Shkullaku dhe opinionistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu. Biseda me të ftuarit në zonën e Çanit nis me takimin Rama-Meta në Gjirin e Lalëzit.

Sipas Frangajt, takimi Rama-Meta ishte një amoralitet i vërtetë për të gjtihë shqiptarët. " Një vit më parë Rama tentoi të "vrasë" Metën politikisht duke shkaktuar më pas edhe 4 të vdekur në protestat e 21 Janarit. Ky fakt i mjafton Frangajt për tu shprehur kategorikisht kundër këtij takimi, por Bushati kthehet më pas në kohë duke u shprehur që Meta ka tentuar ta "vrasë" politikisht Berishën. Megjithatë sot të dy aktorët janë në një koalicion qeverisës. Sipas Bushatit ky takim është një kthim në amoralitetin e politikës shqiptare. Drejtori i Klan Kosova , Shkullaku thekson që kjo qeveri nuk ka pasur moral kur ka bërë koalicion me Metën, për tu rikthyer te takimi Shkullaku shprehet se takime të tilla midis Ramës dhe kretarëve të partive nuk janë një Rilindje shqiptare.

Në përmbyllje të një opinioni nga të gjithë të ftuarit në studio, Baton Haxhiu iu bashkua mendimit të Bushatit që nuk ka më amoralitet se koalicioni Berisha-Meta, pasi Ilir Meta e ka burgosur Sali Berishën .Në fund të gjithë bien dakord që politika nuk ka moral .

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

“Goca e Kaçanikut” rikthehet në skenën e TKOB pas 45 vitesh

“Goca e Kaçanikut” rikthehet në skenën e TKOB pas 45 vitesh