Takimi Mitsotakis-Rama/ Çipa: Greqia do regjistrim të minoritetit me vetëvendosje, investim special për Himarën (VIDEO)

TIRANE-Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi dhe dosjet e vjetra ishin në qendër të diskutimit mbrëmjen e sotme në emisionin 'Repolitix' pas takimit mes kryeministrit shqiptar dhe atij grek në Athinë ditën e sotme. Zyra e shtypit të kryeministrit Edi Rama pas takimit në njoftimin për mediat theksonte se 'Mitsotakis mirëpriti angazhimin e palës shqiptare për të vazhduar punën me çështjet e pronave dhe të vetëdeklarimit/censusit, të cilat janë shqetësime për minoritetin grek në Shqipëri'.

Ndërkohë që kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis bëri një postim në rrjetet sociale, ku shkruante se "Me kryeministrin shqiptar Edi Rama diskutuam perspektivën evropiane të Shqipërisë, si dhe çështje të tilla si prona dhe vetëdeklarimi/regjistrimi që ka një rëndësi thelbësore për Pakicën Kombëtare Greke në Shqipëri". Debati lidhet me termin e përdorur nga kryeministri grek 'αυτοπροσδιορισμού' (i përthyer në shqip (vetëidentifikim-vetëdeklarim). Por për gazetarin Aleksandër Çipa 'thembra e Akilit' qëndron pikërisht te ky term që ka përdorur  kryeministri grek për regjistrimin e minoritetit duke e interpretuar si 'regjistrim me vetëvendosje'. Sipas Çipës termi që ka përdorur ai është provokativ.

"Nuk e kam të mjaftueshme zbardhjen e bisedës së kryeministrit shqiptar me kryeministrin e Greqisë. Termi i përdorur nga Mitsotakis 'vetëvendosje' për minoritetin është provokativ, pasi do të thotë shumë pasi mund të rikthejë konotacionet e vjetra. Në pikëpamjen e provokacionit është e rëndë. Shqipëria nuk ka njoftuar mbajtjen e ndonjë censusi dhe ky është abuzimi, pasi censusi bëhet pasi miratohet nga parlamenti, jo kur e kërkon një fqinj. Por ai ka përdorur termin 'vetëvendosje', që është term proviokativ dhe regjistrimin, censusin. Kërkon regjistrim me vetëvendosje. Greqia për Himarën ka investim special, që lidhet me mënyrën si është subvencionuar. Më vonë u identifikua dhe nuk ishte e lehtë. Himara mund të jetë territor i vogël 6-8 mijë persona, por janë investime edhe të natyrave të tjera, posedime mediash, për online-n është investuar shumë, janë agresive" tha ai.

Por përse e kërkon Greqia një gjë të tillë? Për historianen Elena Kocaqi që ishte e ftuar në Repolitix qëllimi është i qartë "Ai kërkon me census që popullsia e ashtuquajtur greke nuk është 2% por më shumë, pasi të dalin më shumë të kenë të drejtën e vetëvendosjes. Me Greqinë nuk zgjidhen këto probleme, pasi ka pretendime territoriale, prandaj nuk mund të zgjidhen. Zgjidhja e probleme është hapja e të gjitha letrave, kur ti nuk kërkon, ti tregosh se ke arvanitasit, çamët etj. Po bisedojmë me Greqinë jo në mënyrë të barabartë. Nuk mund të zgjidhë Rama problemet me Greqinë se kanë 200 vite. Shqipëria të kërkojë nga Greqia një regjistrim me vetëdeklarim në Greqi" tha ajo.

Postimi i kryeministrit grek pas takimit me Ramen

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 30/10/2019 09:39

    “Populli grek përbëhet nga: Shqiptarë , sllave, arymene, turq, kurde, armene, iraniane, arabe, kretas etj. Këtyre pra në total 10 mijlone, duhet tu jepet mundesia qe te rikujtojne gjuhet dhe zakonet e tyre. Nqse ka me të vërtetë demokraci gjekundi, a ka Europa ndonje master plan per kete gje qe popujt e Greqise të mos humbasin identitetin e tyre? Kjo eshte mega-bisedë dhe jo për pesë minoritarë apo për shqiptarët himariotë.

    Përgjigju
  • Fatma: 30/10/2019 06:46

    Nuk ekziston koncepti minoritet vetvendoses, se mund te kete dhe individ vetevendoses dhe pastaj ai per te vetevendosur mund te kryeje dhe vetegjyqesi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja