/ATSH-B.Jashari/.- Pa marrëveshje të re ka përfunduar mbrëmë raundi i 25-të i dialogut në nivel të lartë kryeministror Kosovë-Serbi, në Bruksel.
Pas takimit të "Western Balkans' 6", përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, ka ftuar në takim kryeministrin kosovar Isa Mustafa dhe kryeministrin serb Aleksandar Vuçiç. Paralajmërohet se raundi i ardhshëm, i 26-të, do të mbahet në muajin maj.
Ndërmjetësuesja e dialogut, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka bërë të ditur përmes një deklarate për media se dy palët kanë analizuar përparimin e bërë në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialog, duke vënë theksin te zbatimi i Marrëveshjes për Drejtësinë dhe fillimi i zbatimit të marrëveshjeve për Mbrojtjen Civile.
"Dy palët po ashtu kanë shkëmbyer pikëpamjet për çështjet kryesore të pazgjidhura: energjinë, telekomin dhe krjimin e Asociacionit (të komunave serbe). Në këtë drejtim, ata janë pajtuar që të ndërmerren hapa konkretë deri në takimin e ardhshëm", thuhet në deklaratën e Mogherinit, cituar nga Radio Evropa e Lirë.
Kryeministri Mustafa, duke folur për gazetarët pas takimit, tha se ka përafrime sa i përket çështjes së energjisë.
"Mendoj se çështja është e zgjidhshme. Ka ekzistuar një pajtueshmëri, që është arritur, por nuk ka përfunduar tërësisht. Do të punohet... Qëllimi themelor është që distribuimi i energjisë elektrike të bëhet në mënyrë unike, vetëm përmes një operatori në tërë Republikën e Kosovës. Menaxhimi po ashtu të bëhet në mënyrë të drejtë dhe nga institucionet e Kosovës, por kjo duhet të përfundojë me një marrëveshje", ka thënë Mustafa.
Ai po ashtu ka njoftuar se është bërë një axhendë e marrëveshjeve që duhen bërë për kodin telefonik.
Mustafa ka thënë se nuk është diskutuar për asnjë modalitet të Asociacionit të Komunave Serbe dhe se çdo modalitet duhet të jetë në kuadër të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kryeministri i Serbisë, Vuçiç, ka thënë se mbeten shumë "vështirësi" sa i përket energjisë dhe telekomit, por ka shfaqur shpresën për më shumë përparim në takimin e radhës, që do të mbahet në muajin maj.
"Kemi arritur marrëveshje për hapjen e dy vendkalimeve, një me propozimin tonë, një me propozim të palës shqiptare", ka thënë Vuçiç, duke bërë të ditur se është biseduar edhe për kthimin e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës.
"Në ditët e ardhshme do të vendoset për kthimin e përfaqësuesve serbë në Qeverinë e Kosovës, për arsyen e thjeshtë se është marrë vendim që të mos bëhet privatizimi në mjediset serbe. Ky ka qenë një nga kushtet kryesore që Lista Serbe të kthehet në organet e Kosovës", ka thënë Vuçiç.
Mustafa, megjithatë, ka thënë se nuk ka pasur diskutime për kushte apo privatizim.
Ndërsa në një postim në rrjetin social Facebook, Mustafa shprehet se "e nisëm dialogun me pritje për të përcaktuar axhendën e temave që do t'i trajtojmë në të ardhmen. Po punojmë që institucionet e Kosovës sa me shpejtë të veprojnë në pjesën veriore të vendit. Të gjendet zgjidhje për kodin telefonik, lëvizjen mbi urën e Ibrit, energjetiken. Te gjitha këto zgjidhje do të jenë në dobi të qytetarëve tanë, të të gjitha etnive, dhe ura qe na lidhin me familjen evropiane".
Në procesin drejt normalizimit të marrëdhënieve, të kryesuar nga BE e mbështetur nga SHBA, në Bruksel tashmë janë zhvilluar 25 raunde të dialogut Prishtinë-Beograd në nivel kryeministror, 23 mes kryeministrave të mëparshëm Hashim Thaçi e Ivica Daçiç dhe me të mbrëmshmin dy mes kryeministrave Mustafa e Vuçiç të qeverive të reja të zgjedhjeve 2014 në të dy vendet.
Para dy vitesh, në 19 prill 2013 është nënshkruar Marrëveshja për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e vlerësuar historike, e parafuar nga Thaçi e Daçiç, si dhe ndërmjetësuesja, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së në atë kohë, Baronesha Catherine Ashton./k.s/
/Shqiptarja.com