/ATSH-Z.Tosku/-Nisin aplikimet për takimin ndërkombëtar të teatrit, rinisë, muzikës dhe atletikës që do të zhvillohet në datat 18-28 shtator në Pire, të Greqisë.
Ministria e Kulturës, Arsimit dhe Çështjeve Fetare e Greqisë bëri të ditur se në datat 18-28 shtator do të zhvillohet takimi ndërkombëtar i teatrit, rinisë, muzikës dhe atletikës në Pire të Greqisë. Nga ana e saj, Ministria e Arsimit në Shqipëri publikoi në faqen zyrtare të saj, njoftimin për aplikim.
Eventi do të zgjasë për 9 ditë dhe përfshin aktivitete që lidhen me drama, koncerte dhe lojëra atletike.
Sakaq, në këtë aktivitet do të marrin pjesë përfaqësues nga shkolla të mesme, universitete dhe grupe të tjerë studentorë që janë të angazhuar në fushën e artit dhe sportit. Ndërsa sa i përket afatit të fundit për aplikim mbetet data 31 maj
/Shqiptarja.com