Takimi në Ohër me Vuçiç dhe Kurtin, mesazhi i Borrell: Është koha që të arrijmë marrëveshje

Takimi në Ohër me Vuçiç dhe Kurtin, mesazhi i Borrell: Është koha që të arrijmë marrëveshje

Josep Borrell

“Është koha që të arrijmë marrëveshje”. Ky ishte mesazhi i përfaqësuesit të Lartë të BE, Josep Borrell për Serbinë dhe Kosovën vetëm 2 ditë para takimit që do të mbajnë në Ohër.

Në një postim në Twitter thotë se të shtunën do të takojë presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për mënyrën se si do të zbatohet propozimi franko-gjerman.

“Është momenti që liderët e Kosovës, Serbisë dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor të tregojnë kurajo dhe të demonstrojnë përgjegjshmëri për suksesin e rajonit dhe integrimit në BE”, shkroi Borrell.

Raundi i ri i dialogut që është caktuar të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ka qëllim kryesor që palët të arrijnë pajtim rreth një plani si dhe modaliteteve për zbatimin e propozimit evropian.

Tema kyçe e bisedimeve do jetë aneks-plani i zbatimit të krejt pikave të propozimit evropian për ujdi që u pajtua si dokument i pandryshuar.

Dokumenti prej 11 nenesh – që u bë publik më 27 shkurt nga BE-ja – nuk përmend në mënyrë specifike njohjen e ndërsjellë, që Qeveria e Kosovës ka thënë se duhet të jetë në qendër të një marrëveshjeje eventuale për normalizim të raporteve.

Megjithatë, në nenin 2 të propozimit thuhet se palët duhet të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës. Propozimi po ashtu përfshin zotimin e palëve për t'i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

Ky dokument, që fillimisht njihej si propozimi franko-gjerman, ka mbështetjen edhe të Shteteve të Bashkuara.

Që nga viti 2011, Kosova dhe Serbia zhvillojnë negociata për arritjen e normalizimit të plotë të raporteve nën ndërmjetësimin e BE-së. Por, palët kanë pikëpamje të ndryshme rreth marrëveshjes përfundimtare. Përderisa Kosova insiston në njohje reciproke, Serbia kërkon një zgjidhje kompromisi, pa treguar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta mbledh Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, 'përballet' me Kryemadhin pas përplasjeve! Përshëndet me përqafim Elona Gurin

Meta mbledh Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, 'përballet' me Kryemadhin pas përplasjeve! Përshëndet me përqafim Elona Gurin