Takimi Rama- Berisha nesër në
mbrëmje në kryesinë e Kuvendit

Takimi Rama- Berisha nesër në<br />mbrëmje në kryesinë e Kuvendit
TIRANE – Sali Berisha dhe Edi Rama do të takohen të djelën në orën 20.30 minuta. Lajmi është konfirmuar nga kryesocialisit Edi Rama në një intervistë për gazetarin Muhamet Veliu në TCH, por edhe nga zëdhënësja e PD, Silvi Bardhi.
Takimi i parë pas shumë vitesh (saktësisht viti 2007) do të mbahet në kryesinë e Kuvendit, institucioni nga ku gjithmonë kanë dalë emrat e presidentëve të vendit që pas vitit 1997.
“Kemi marrë ftesën për takim dhe kemi pranuar. Ndoshta është vonë, por më mirë vonë se kurrë”, ka deklaruar Rama në intervistën e tij.

Bëhet e ditur se ditën e premte dy të mandatuarit për negociata, Astrit Patozi dhe Gramoz Ruçi kanë diskutuar edhe për formatin e takimit.
Nga PD në takimin për garën presidencaiel do të jenë kryeministri dhe njëherësh kreu i PD, Sali Berisha si dhe kreu i grupit kuvendor Astrit Patozi.
Ndërsa, Rama në takimin e dytë me Berishën pas 5 vjetësh do të shoqërohet nga kreu i Asamblesë Kombëtare, Gramoz Ruçi.


RAMA TAKOI DJE IDRIZIN
Pas takimeve të veçanta me kandidatin e përz¬gjedhur nga mazhoranca për postin e presidentit, Xhezair Zaganjori, kryetari i PS-së dhe kreu i PDIU-së zhvilluan një takim në një nga lokalet e kryeqytetit, mbrëmjen e djeshme dhe më konkretisht kanë qënë te "Xibraku", larg rrëm¬ujës së kryeqytetit, ndoshta për të biseduar dhe më të qetë, kryesisht për zgjedhjen e kryetarit të ri të shtetit. Pas takimeve të zhvilluara në mesditë, që shënojnë dhe fillimin e lobimit të të propozuarit të mazhorancës si kandidat për president, Xhezair Zaganjori deklaroi se e garantoi kryetarin e opozitës që do të jetë një president në mbrojtje të ligjit dhe Kushtetutës. Ndërkohë që Idrizi ka zhvilluar një takim të tillë me Zaganjorin.

(aq/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës