Presidenti i SHBA Donald Trump dhe ai kinez Xi Jinping, u takuan sot në Korenë e Jugut, një takim që zgjati më pak se dy orë.
Lidhur me ketë takim në emisionin ‘Bota Report’, në Report Tv eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Sokol Kondi tha se dy vendet nuk bëjnë dot pa njëra-tjetrën.
‘Duket sikur i krijojnë disa konflikte që më pas ti shbëjnë. Trump erdhi aty ku donte Kina. Po nuk bëjnë dot pa njëra-tjetrën. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk bëjnë dot pa lëndë të para kineze që i shërbejnë armatimeve ushtarake dhe pajisjeve të teknologjisë, ndërsa Kina ka nevojë për resurset amerikane dhe për tregtinë e ndërsjelltë’, tha ai.
Për ekonomistin Genti Beqiri, ky takim ishte i rëndësishëm. Sipas tij, pavarsisht këtij takimi, marrëdhëniet mes dy vendeve janë të ndërlikuara.
‘Unë e shoh si të domosdoshme dhe secili ka mekanizimet e vet, për mua nuk është luftë tregtare, por edhe teknologjike dhe gjeopolitike. Ky takim është i rëndësishëm. Është në fillim të dialogut që do të zgjas, pavarisht luftës tregtare mes dy vendeve. Është një marrëdhënie e ndërlikuar. Trump ka nevojë për të përmbushur pretimet elektorale, Kina do të trajtohet si një partner strategjik dhe jo vend që kontrollohet nga politikat amerikane ose europiane. Por ato janë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën’, tha ai.
Komente











