Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përshëndeti vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi sot kërkesën e Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve të përfaqësuar nga Nikollaq Neranxi dhe e mbështetur nga Partia Demokratike për pezullimin e ligjit “Për sistemin e taksave vendore” në nenin që përcakton taksën prej 8% për ndërtimet dhe hapësirat publike.
 
Veliaj nëpërmjet një komenti në rrjetin social Twitter shkruan se kjo ishte një padi absurde. “Për t'u përshëndetur, padia absurde - nëse milionerët s'do paguanin taksa, as gjyqtarët e as këshilltarët bashkiake të PD-së s'do kishin rroga”, - shkruan kryebashkiaku.
 
Gjykata Kushtetuese e konsideroi si të paargumentuar dhe të paarsyeshme kërkesën për pezullimin e nenit që përcakton taksën prej 8 % për ndërtimet dhe hapësirat publike, në ligjin “Për sistemin e taksave vendore”.

erion veliaj

(Reagimi i Veliajt për vendimin e Kushtetueses)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com