Një biografi me 5000 fjalë, për historinë e jetës së Mullah Omar, komandanti suprem i Talibanëve Afganë, është publikuar në website-in e tyre.
 
Biografia sqaron fakte të kontestuara rreth lindjes së tij dhe edukimit. Ajo tregon se në 1996 atij iu dha titulli “Kreu i besimtarëve të devotshëm”, duke u bërë kështu udhëheqësi suprem.
 
Aty flitet për armën e tij të preferuar, dëshirën e tij për të patur një jetë të thjeshtë dhe një sens të veçantë humori.
 
Mullah Omar nuk është parë më, që prej kohës kur SHBA drejtoi pushtimin në Afganistan në 2011. Ishte mbështetja e Mullah Omar për liderin e Al Kaedës, Osama Bin Laden, që e përkeqësoi situatën.
 
Analistët thonë se publikimi i kësaj biografie, mund të jetë një përpjekje e Talibanëve për t’ju kundërvënë ndikimit në rritje të Shtetit Islamik në Afganistan.
 
Disa të tjerë besojnë se Mullah Omar mund të jetë duke vepruar përgjatë kufirit në Pakistan.

Redaksia Online
(Al.h/shqiptarja.com)