TALIN, 3 shtator /ATSH-ANSA/ - Nuk do të pranojmë asnjë pushtim të asnjë pjese të Ukrainës, deklaroi sot presidenti amerikan, Barack Obama, pak orë para fillimit të samitit të NATO-s në Uells. "Rusia ka destabilizuar lindjen e Ukrainës në një sulm ndaj integritetit territorial të këtij vendi dhe ndaj sovranitetit dhe pavarësisë së një kombi evropian. Ne nuk do të pranojmë kurrë një pushtim rus dhe një aneksim ilegal të Krimesë apo të pjesëve të tjera të Ukrainës", theksoi ai. "NATO-ja duhet të mbetet e hapur ndaj anëtarësimit të shteteve të tjera në të", shtoi presidenti amerikan, Barack Obama./ a.jor.












