Tarifa mbi Rrugën e Kombit, Rama ndjesë publike banorëve

Tarifa mbi Rrugën e Kombit, Rama ndjesë publike banorëve

Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në studion e emisionit "Opinion" për të folur rreth çështjes kryesore të ditëve të fundit, atë të tarifës së vendosur mbi Rrugën e Kombit.

Gjatë fjalës së tij edhe një herë kryeministri Rama ka kërkuar ndjesë publike përballë banorëve të Kukësit, lidhur me tarifën e vendosur për qarkullimin aty.

Rama ka pohuar se qeveria është konsultuar me një institucion si IFC.

“Pjesa më problematike për të cilën kam kërkuar ndjesë publike dhe mbajmë përgjegjësi përballë banorëve dhe opinionit që është shqetësuar me të drejtë.  Është përgjegjësi e jona direkt.

Një strategji komunikimi do duhej të ishte ndërtuar duke patur parasysh edhe faktin që ka patur shumë dezinformim, manipulim dhe përpjekje për të nxitur zjarrin, dhe në kuptimin jo vetëm simbolik. Kjo ka ndodhur në një boshllëk, të lënë prej nesh”, u shpreh Kryeministri.

Por, i pyetur nëse qytetarët nuk do shkonin në protestë, a do ta pranonte gabimin, Rama është përgjigjur:

“E vërteta është që ne kemi patur një mangësi për të cilën mbajmë përgjegjësi. Ne qysh prej fundit të muajit shkurt kemi ngritur një grup pune për të adresuar problematikën e banorëve, adresuar në kontratë”.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Abduli: 11/07/2018 02:40

    POLITIKA SI MJESHTERIA E GENJESHTRES RAMA RADHITET I PARI DUKE U PASUAR NGA ILIR META

    Përgjigju
  • emigrant usa: 06/04/2018 11:51

    HIPOKRIT MASHTRUES GENJESHTAR DALLAVEREXHI POLITIKANI ME I NDYRE GJATE GJITHE HISTORISE TE DEMOKRACISE DHE E DINI PSE? SEPSE RAMA ESHTE I RETHUAR NGA SUPER HAJDUTE E MASKARENJ DHE KETA JANE , AHMETAJ BALLA SPIROPALI GJIKNURI ME KETA NJEREZ POPULLI ESHTE I GROPOSUR DHE RAMA DO JETE NJE COPE DESHTAK . ARSYEJA DIHET FILLOHET ME 1euro. DHE SHKOHET TE 5euro mbas 5vitesh KJO ESHTE POLITIKE PER POPULL JO TA VRASESH TJETRIN

    Përgjigju
  • xXx: 06/04/2018 03:52

    O Edo e di si e ke bere ti,si puna e atij xhepistit qe te fut doren ne xhep dhe kur e kap thote; o me fal bera shaka...Ti o plake nuk ke asnje lidhje me te majten,ti ke pas qene nder breza pleher,por kush te paska njohjtur...

    Përgjigju
  • rama: 06/04/2018 02:15

    Deshta me ju a fute por nuk mujta ,por hajt se njehere tjeter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale