Tarifat dentare në ‘Repolitix’/ Rakacolli: Stomatologët shkelën ligjin! Gjergj Koja: Mos guxoni të rrisni çmimet

Tema e emisionit ‘Repolitix’ mbrëmjen e sotme në Report Tv ishte vendimi i Urdhrit të Stomatologëve për të rritur me 100% tarifat dentare, ndërsa ka sjellë reagime të shumta nga qytetarët. Report Tv mëson se vendimi është marrë në datë 14 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa do të futet në fuqi në mars. E ftuar në studion e Repolitix, zv/ ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli sqaroi se vendimi është marrë në shkelje të ligjit, prandaj është dërguar në gjykatë.

“Unë në fakt u trondita kur e pashë atë vendim. Jo vetëm me vlerën, por edhe me veprimin. Urdhri i Stomatologut operon në bazë të një ligji, ku janë të shprehura qartë kompetencat. Ligji nuk i jep të drejtë urdhrit të Stomatologut të vendosë për çmimin. Një përfaqësues i MSH është i zgjedhur në këtë Urdhër dhe vota e tij ka qenë kundër. Presidenti i Urdhrit të Stomatologut e ka shprehur se përfaqësuesi i ministrisë së Shëndetësisë ka votuar kundër. Ne kemi bërë padi në gjykatë për këtë. Tarifat ende nuk janë vendosur” tha Mira Rakacolli.

Ligji, asnjë pikë nuk parashikon që Urdhri i Stomatologëve vendos çmimet

Ish-ministri i Shëndetësisë, Gjergji Koja e cilësoi vendim kriminal dhe çmenduri. “Kjo është aventurë që duhet të kthehet pas. Kjo është halabakëri dhe çmenduri, akt kriminal, duhet të tërhiqet dhe të kërkohet falje. Për çmimet mund të bëhet një konsultë, një mbledhje me grupet e interesit. Ku e gjen tagrin asambleja e Urdhrit të Stomatologut për të marrë këtë vendim për rritjen e çmimeve. Këto çmime të hedhin në erë” tha Gjergj Koja.  Stomatologia Ersida Calja sqaroi se ‘Është marrë një mesatare nga çmimet e klinikave dhe ka dalë ky çmim, që është dysheme. Nuk jam pro rritjeve ekstreme, bie ndesh me standardin e jetesës në Shqipëri. Duhet gjetur një rrugë e mesme, por cilësia kushton. Detyrohemi të rrisim çmimin për të rritur standardin”.

Ndërsa stomatologia Arisa Bidaj tha se “Shumica nuk kanë mundësi, por për të lyer flokët shkojnë apo për të blerë një bluzë..., stomatologjisë nuk i jepet rëndësi sa duhet. Nuk është logjike që të lodhesh një orë me një mbudhje dhe të mos marrësh 3 mijë lekë, kurse një bluzë apo një palë këpucë kushtojnë 5 mijë lekë, ndërkohë që mbushja zgjat më e pakta 5 vite. A do ndryshoni çmimet? Jemi në pritje të vendimit, pasi është diçka e rëndësishme për stomatologun”.

Gjithashtu dy stomatologet ngritën disa shqetësime nisur nga cilësia e materialeve, konkurrenca e pandershme, ofrimi i shërbimit dhe të tjera, ndërsa Koja shtoi se duhet të bëhet kontroll për mënyrën se si bëhet evadimi i mbetjeve spitalore. Një ditë më parë Urdhri i Stomatologëve njoftoi se prej fillimit të 2019-s, klinikat dentare në vend do aplikojnë një listë të re me çmimet dysheme për shërbimet bazë që ofrojnë, duke i rritur tarifat me 100%. Për një mbushje dhëmbi të gradës së dytë, përpara 1 janarit, pacientët në klinikën e tij duhet të paguanin 2,000 lekë, ndërsa tani me çmimin dysheme që ka vendosur Urdhri i Stomatologut, pacientët duhet të paguajnë 4,000 lekë, ose dyfish. Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë hapa konkretë kundër vendimit të Urdhrit të Stomatologëve për të dyfishuar çmimet e shërbimeve dentare. Kjo Ministri i është drejtuar sot Gjykatës Administrative për të rrëzuar këtë vendim. Report Tv siguroi padinë e Ministrisë së Shëndetësisë depozituar në Gjykatë (lexo këtu).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Era: 25/01/2019 21:13

    Duhet të ngrihen çmimet, që të kemi një shërbim cilësor europian.

    Përgjigju
    • Eri: 26/01/2019 07:53

      Dhe karburanti nga më të shtrenjtët në botë është si çmim, por cilësia është MUT

    • Krist: 25/01/2019 23:44

      Po paske logjike dhen ti ama Si sthot njeri te ngrihet dita e punes e puntrve te thjesht qe punojne si ne dimer e si ne ver jashata

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët