1768769727_xftyy.png

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Sipas mediave të huaja, lajmin e bëri të ditur një zëdhënëse e Downing Street.

Kjo bisedë telefonike mes dy liderëve ka ardhur pas bisedës që Starmer ka zhvilluar me kryeministrin e Danimarkës, si dhe me udhëheqësit e Komisionit Evropian dhe NATO-s këtë pasdite.

“Në të gjitha telefonatat e tij, kryeministri përsëriti qëndrimin e tij për Groenlandën”, tha Downing Street.

Po ashtu, sipas Downing Street, kryeministri britanik tha se siguria në Veriun e Epërm (Groenlandë) është një përparësi për të gjithë aleatët e NATO-s, me qëllim mbrojtjen e interesave euroatlantike.

"Starmer tha gjithashtu se zbatimi i tarifave ndaj aleatëve, për ndjekjen e sigurisë kolektive të aleatëve të NATO-s, është i gabuar", përfundoi Downing Street.

Kujtojmë se Donald Trump planifikoi vendosjen e tarifave të larta ndaj 8 shteteve që mbështesin Groenlandën, pas kërcënimeve të Presidentit amerikan për aneksimin e ishullit.


Lajmi kryesor:

Groenlanda/ Kërcënimet e Trump, vendet e BE i cilësojnë shantazh! Sugjerojnë tarifa doganore prej 93 mld dollarësh kundër SHBA