Sot të gjithë ne mund të kërkojmë online nëpërmjet AND-së për të gjetur kush kanë qenë paraardhësit tanë dhe gjenetistët shpresojnë se së shpejti do mund të shohim gjithashtu dhe fytyrat e tyre.
Mark Shriver, Profesor i Antropologjisë dhe Gjenetikës në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë dhe Peter Claes nga Universiteti i Leuwen në Belgjikë, po punojnë prej katër vitesh në gjenetikën e tipareve të fytyrës dhe kanë zbuluar një lidhje midis pjesëve të ndryshme të AND-së me tiparet dhe tonet e lëkurës.
Ata kanë mjaftueshëm të dhëna për të rindërtuar AND e një gjysheje dhe një pjesë të konsiderueshme të fytyrës së saj bazuar në tipin e gjeneve të nipërve të tyre. Vullnetarët shprehen shumë entuziastë dhe të intriguar nga ky zbulim i fundit i shkencës.
Profesori Shriver beson se në dy vite ideja e të parit fytyrat e stër-stër gjyshërve tanë nuk do të jetë më një trillim shkencor.
Pamjet janë filmuar nga BBC gjatë testimeve të realizuara nga profesor Shriver me gjenet e vullnetarëve të Shoqërisë Historike të New York-ut gjatë Festivalit Botëror të Shkencës. Nëpërmjet tyre mund të shohim sesi po evoluon gjenealogjia, hobi i dytë më i preferuar nga Amerikanët.
Redaksi Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com