Tatimet nisin auditimin e pasurisë së milionerëve, në sitë 33 të parët! Makinat e luksit e të tjera do të ballafaqohen me pasurinë e deklaruar

Nga shpenzimet ditore, tek ato mujore për faturat e dritave, të ujit, apo shpenzime të tjera, si dhe prona të regjistruara në kadastër e makinat luksoze, po merren në konsideratë nga tatimet për të hetuar pasurinë e milionerëve në vend. Auditimi i pasurisë ka nisur nga Administrata Tatimore me 33 personat me të ardhurat më të larta në vend, pas analizave të riskut që janë bërë për këtë kategori.

Këta persona janë kontrolluar për të ardhurat e tyre dhe për pasurinë që disponojnë, por nuk detajohet se cilat kanë qenë rezultatet deri më tani. Pjesë e këtij kontrolli deri në vitin 2027, do të jenë 200 individët më të pasur për të cilët ka dyshime për mos-justifikim pasurie.

Po ashtu do nisë projekti me DPSHTRR-në (Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor) për individët që zotërojnë makina luksoze për t'i ballafaquar me të ardhurat e deklaruara. Krahasimi do të avancojë më tej edhe me pasuritë e tjera, e deri tek gjobat që mund të ketë individi jashtë vendit. Kjo strategji e ballafaqimit të pasurisë me të ardhurat e deklaruara do të përfshijë të gjithë individët që dorëzojnë deklaratën individuale të të ardhurave.

Aktualisht deklaratat e DIVA-s, po analizohen deri në fund të dhjetorit të këtij viti, e do të shërbejnë si bazë për të ballafaquar pasurinë e individit me të ardhurat e disponueshme. Po për të hetuar pasurinë do të ngrihet edhe Regjistri i Aseteve të tatimpaguesve me synimin e një vlerësimi real të pasurive të individëve apo bizneseve, për të bërë të mundur që brenda 2026-ës të jenë pjesë e tij 12.800 taksapagues.

“Plotësimi i regjistrit të pasurive të tatimpaguesve do të bëhet fillimisht për 10% të tatimpaguesve brenda muajit dhjetor 2026. Janë 128.000 taksapagues aktivë në vitin 2023 dhe pritet të ketë një regjistër për 10%, ose afërsisht për 12.800 taksapagues brenda vitit 2026”, thuhet në strategji

Për të goditur pasurinë e pajustifikuar, në rastet kur vërtetohet se fondet e deklaruara janë të pamjaftueshme për të financuar stilin e jetës do të analizohen sipas metodave inteligjente thuhet në strategji.

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 25/09/2024 13:21

    Po Rama do kontrollohet per vilen ne Surrel dhe per stilin e jetes qe ben deri te vera Petrus 6000 euro shishja me cmim shumice ?!

    Përgjigju
  • Presi: 23/09/2024 22:24

    Do mbushin xhepin tatimoret, Siç kane bere gjithnje Vetem perpara Vetem perpara

    Përgjigju
  • Me Me: 23/09/2024 21:26

    Do ngeli ne letra dhe kjo si shumica e ligjeve apo nismave te tjera! Se mir do ishte, ne rradhe te pare per kta baballaret e cunakëve 18vjec me Range, nderkohe ne tjeret nje jete qe punojme e sna del per tblere nje shtepi!

    Përgjigju
  • Dulla: 23/09/2024 21:13

    Verifikimi i pasurive dhe i mjeteve te rrugaceve a do behet ndonjehere ? Nga duhet filluar sepse rrugacet sote komandojne shtetin.

    Përgjigju
    • Ar Tase: 24/09/2024 08:52

      Nisem populiste para zgjedhjeve , po ato qe kam makina mga 200 mij , 100 mij dhe skan asnje biznes dhe nuk deklarojn te ardhura , kan dhe nja 5 apo 6 shtepi. Se ai qe ka biznes deklaron .Paret e krimit hajdutet me jaka te bardha ato jan problemi

    • Mara emigrante ne Itali: 23/09/2024 22:16

      O Dull e ke koken bosh a derezi , ke shtet te saliut ? Prismi dhe do te shikoni , me sa ruota e ke makinen ti o delle? Mos je gje nipi i dulles me 50 Vila?

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë