TIRANE-Mbledhja e grupit të Partisë Socialiste është shoqëruar me debate për projektbuxhetin e vitit 2019, që do të diskutohet në seancën e sotme të Kuvendit. Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi raporton se gjatë mbledhjes së grupit, Braçe dhe Ahmetaj kanë pasur debate për tatimin mbi pagën. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe ka kërkuar të zgjerohet fasha e atyre që nuk tatohen për pagën, nga 30 mijë lekë që është pragu aktualisht deri në 40 mijë lekë. Pra ata që marrin pagë deri në 40 mijë të mos tatohen.
Por ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj nuk ka pranuar, pasi sipas tij një lëvizje e tillë do të kishte kosto në buxhet. Ahmetaj, jo vetëm që nuk është tërhequr, por i ka qëndruar idesë që pragu duhet të ulet dhe tatimi të fillojë edhe për pagat nën 30 mijë lekë. Burime për Report Tv pohojnë se pas debateve është rënë dakord në grup që të votohet versioni i Ahmetaj për të tatuar pagat deri në 30 mijë lekë, por zyrtarisht duhet të pritet votimi në Kuvend.
Loje e turpeshme ne kurriz punetoreve
Përgjigju