Taulant Balla ironizon Bashën:
Ngatërroi Ditën e Çlirimit

Taulant Balla ironizon Bashën:<br />Ngatërroi Ditën e Çlirimit<br>
Taulant Balla, kreu i grupit parlamentarë të PS-së, ka uruar sot 105 vjetorin e Pavarësisë, ku ka ironizuar edhe kreun e PD-së, Lulzim Basha. Sipas Ballës, Basha ka “ngatërruar Ditën e Çlirimit” duke shkuar tek varrezat e dëshmorëve të Luftës Nacionalçlirimtare në Tiranë, ndërkohë që duhej të shkonte tek varri i Ismail Qemalit në Vlorë. Por, vazhdon Balla më tej duke i numëruar "ngatërresta" Bashës, ndërsa i bën thirrje demokratëve që të mësohen me këto ngatërresa.

"Bash u zgjodh kryebashkiak duke ngatërruar kutitë, pastaj kryetar i PD duke ngatërruar tërë partinë. Më pas ngatërroi e bëri lëmsh edhe listat e deputetëve. Më tej, akoma e ngatërroi Partinë Demokratike me një burim parash të zeza në një ishull të Amerikës Jugore", shkruan Balla.

Postimi i plotë i Ballës në facebook:

U zgjodh kryebashkiak duke ngatërruar kutitë. Pastaj kryetar i PD duke ngatërruar tërë partinë. Më pas ngatërroi e bëri lëmsh edhe listat e deputetëve. Më tej, akoma e ngatërroi Partinë Demokratike me një burim parash të zeza në një ishull të Amerikës Jugore. Vazhdoi sot, duke ngatërruar Ditën e Çlirimit dhe shkuar tek varrezat e dëshmorëve të Luftës Nacionalçlirimtare në Tiranë, kur duhej të shkonte tek varri i Ismail Qemalit në Vlorë.

Mbahuni miq demokratë, se ngatërresat nuk kanë mbaruar!

Dhe sinqerisht, Gëzuar 105 vjetorin e Pavarësisë!

Gëzuar 28 dhe 29 nëntorin!

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje