Taulant Muka: Ja notat dhe dokumentet e mia

Taulant Muka: Ja notat dhe dokumentet e mia

Taulant Muka

Për të mbyllur ciklin e komenteve që kam marrë së fundmi mbi vërtetesinë e notave të mia gjatë kohës që kam qënë student të Fakulteti i Mjekësisë, bashkëlidhur gjendet lista ime e notave, për kënaqësinë tuaj por edhe për të treguar që nuk kam asgjë për të fshehur.

Pavaresisht se kam publikuar me parë pjesë të diplomës, mesataren e ponderuar dhe nr.e diplomës me të cilën kushdo mund të shkonte për verifikim, u dashka bërë publike në nivel të detajuar që t'u shuhet kurioziteti të gjithëve atyre që kanë qënë të interesuar.

Mesatarja ime është 9.15, pa patur asnjë mik në fakultet, nuk i kam prindërit as mjekë e as drejtorë, por qytetarë të thjeshtë qe vetëm i kanë dhënë këtij shteti dhe sot si shumë prindër të tjerë varen ekonomikisht nga fëmijët e tyre në emigracion sepse shteti nuk mban asnjë përgjegjësi.

Pavarësisht se kam qënë vazhdimisht kundër shumë profesorëve të kohës, dhe target i shumë të tjerëve për shkak të protestave dhe demaskimeve që bëja me emër dhe mbiemër të pedagogëve të korruptuar dhe të paditur kur isha student në gazetën e fakultetit, me mund kam arritur të mos më cënojnë në vlerësimin e njohurive të mia apo përpjekjeve të mia si student.

Më akuzojnë se kam marrë bursë ekselence, nëse performanca ime në fakultet nuk i ka bindur disa kolegë te mitë, apo mendojnë se çfarë kam përfituar ka qënë e padrejtë, ju ftoj t'i drejtoni gishtin atyreve që kanë marrë vendimin dhe të gjykoni mënyrën se si janë alokuar bursat asokohe.

Përsa i përket rrugëtimit tim jashtë vendit, nisi si luftë me sekretaren e fakultetit që nuk donte të më jepte listën e notave për të më penguar të aplikoja për bursat e bashkimit europian ERAWEB dhe të favorizonte studentët me prindërit në x,y pozicion në fakultet.

Fatmirësisht ia dola sepse për fatin tim të mirë u shty data e aplikimit ; kam qënë te lokali i fakultetit në 1 prill (afati i fundit të aplikimit) kur në një moment dëshpërimi më erdhi një email-i gëzimi nga ERAWEB ku komunikohej që data e aplikimit u shty nga data 1 Prill 2012 në 10 Prill 2012. Nëse keni dyshime mbi mënyrën se si Bashkimi Europian (Jo fakulteti në Shqipëri) bën përzgjedhjen e fituesve të bursës, ju ftoj të shkruani në adresën e-mail-it "[email protected]" për të kërkuar më shumë informacion mbi mua dhe cilat ishin arsyet që bindën komisionin për të më përzgjedhur. Mos hezitoni të shkruani, nuk janë si institucionet shqiptare, që nëse u drejtohesh me e-mail duan muaj të të përgjigjen ; brenda pak ditësh do keni gjithë informacionin që kërkoni.

Isha nder të vetmit që fill pas këtij rrugëtimi kam shkuar në Shqipëri dhe Kosovë për të promovuar këto bursa, që të rinjtë Shqiptarë në Tiranë dhe Kosovë të ndergjegjësoheshin që ka mundësi të tilla, vendimi për të cilat NUK varej nga insitucioni përkatës ku ata studionin. Meqënëse hymë në vorbullën e "Vërteto që e ke bërë", bashkëlidhur gjenden dhe foto ku unë bëja promovim e bursave atëherë në Tiranë dhe Prishtinë, pa patur asnjë detyrim, thjeshtë vullneti dhe dëshira që çdokush të kishte mundësi të barabarta.

Pra, besoj keni gjithë informacionin që ju duhet, për të bërë çfarëdo verifikimi/vërtetimi t'ju dëshirojë zemra dhe t'ju kërkojë arsyeja. Jam i gatshëm për veting, dhe po bashkangjis dhe foton me firmën time. Gjithë aktivitetin tim professional e gjeni në faqen zyrtare të Universitetit Erasmus në Holandë përfshirë dhe doktoraturën time, në ISPM-Bern dhe ku punoj aktualisht si drejtues grupi kërkimor, dhe publikimet e mia.

Me këtë rast do t'ju kërkoja të bënit të njëjtën gjë ndaj atyreve që vërtetë kanë detyrim t'ju paraqesin këto informacione, sepse ata i paguani me taksat tuaja.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • HYSNI SHALLA: 23/04/2024 17:40

    Si ky djale te kishim edhe shume Taulant te tjere dhe do te ishim ndyshe .Respekte per njerzit e dijes .

    Përgjigju
  • Besniku: 28/09/2023 06:15

    O njerëz që komentoni keq këtë djal.mos vallë jeni analfabetë edhe ju me universitete vitrina

    Përgjigju
  • TRIKSI: 18/12/2018 11:42

    Shkencetaret e kane vendin ne laborator ca do ti para kamerave? Me kaq tituj sa paske ti je ne antiteze me terminologjine e perdorur e ato qe fillon e flet e nxjerr nga goja

    Përgjigju
  • Era: 17/12/2018 20:14

    Itali fakulteti i drejtesise mesatarja ime eshte 9.5. Atehere bera gabim qe nuk u ktheva ne Shqiperi? Ndoshta do isha bere edhe un e famshme... Ne Shqiperi nuk ka kultur dhe kjo munges kulture e dallon shum mir kur merr ne dor libra te shkruar nga profesor shqiptare dhe nga te huaj. Me vjen keq per Shqiperin qe nuk arrin te ndryshoj kete mentalitet negativ qe bazohet "njeh dike? Gjen pun, njeh nje profesor? Merr universitetin pa u paraqitur fare".

    Përgjigju
    • Ajo: 19/12/2018 01:01

      Me kete drejtshkrim, as per punetore te rendomte nuk ben. Lun ti x mesataren.

  • Tironsi: 17/12/2018 19:51

    Nuk e njof ket Taulantin...POR DERI TANI... TAULANTI 10- KUNDERSHTARI ZERO. ME FAKTE ....

    Përgjigju
  • Moza: 17/12/2018 16:59

    Perfundimisht jemi per te ardhur keq si popull. Vertet jemi mosbesues, por nese dikush don te na hape syte, edhe pse vete mes katrahures kur studioi gjeti nje mundesi per te shpetuar dhe mori nje burse, (jo te dikujt tjeter qe do te donte ta kishte), dhe po e lufton ate lloj metode se brenda vetes dhe atij nuk i ka pelqyer...ne i sulemi te gjithe. po si mundet qe ndodh gjithmone keshtu? hapni syte o popull, shikojini te vertetat ashtu sic jane. sido e ka marre ai bursen dhe notat, po na i tregon...te tjeret i retushojne dhe marrin bursat e ekselenteve te vertete, per hir te "mikut" qe kane...ska problem....ky qe eshte nga familja e thjeshte te sulmohet,,,atij t'i biem...te tjeret s'ka gje dhe pse jane me shumice...shkojne andej dhe nuk e mbarojne shkollen me vite. Turp vertet!

    Përgjigju
  • sabriu: 17/12/2018 10:30

    qa eshte ky tranvestit se na shpifi portalet kur del. po ik o i mjer andej nga erdhe se nuk merret fama keshtu

    Përgjigju
    • Besniku: 28/09/2023 06:11

      Ik o debil do flasësh edhe ti që nuk di të shkruash

    • Qytetar: 17/12/2018 22:28

      Qenke nje cop injoranti ti sabri. Ik mor shporru dhe hap ndonje liber, matuf

  • Diaspora: 17/12/2018 09:57

    Rinia nga Diaspora duhet te vjen ne Atdhe Eshte ardhë koha per me ngritë Shqiperine sa me lart qe te jete e mundshme

    Përgjigju
  • tini: 17/12/2018 00:16

    NJEREZ si ky taulanti duam me mijera,,njerez te ndershem dhe transparente,,,te na tregojne tani deputetet dhe kryetaret e bashkive apo dhe opozita ne shqiperi ,,,diplomat dhe specializimet qe kane bere,n.q.s..kane bere..///

    Përgjigju
  • Drini: 16/12/2018 13:58

    Nota jote eshte e rritur artificialisht sepse disa nga pedagoget qe ti ke kritikuar me emer dhe mbiemer per korrupsion dhe me te drejte te kane patur frike dhe te kane leshuar me teper note sec meriton.Boll u more me show off sepse ka shume shkenctare shqiptare ne bote dhe me kontribut me te madh se ti dhe nuk shesin mend.Ka shume por Po te permend vetem nje qe eshte top ne fushen e tij Edor Kabashi qe punon per kerkim shkencor ne Kanada. Nuk kuptoj cfare kerkon ti , tu dha nje post , dhe tani bredh lar e poshte per te treguar sa shkenctar i madh je. Per te kritikuar te gjithe kritikojne se shihet sa e mjere eshte gjendja e arsimit te larte te korruptuar ne shqiperi. Por ti pate nje rast dhe nuk deshe te kontribuosh te ndryshoje sadopak per mire kete gjendje

    Përgjigju
    • PETRITI: 17/12/2018 12:20

      Me gjithe keta armiq qe ka bere,si nuk doli ndonjeri qe te ja hedhe poshte listen e notave apo shkollimin,eksperiencen ne pune etj,mjaftohem me thashetheme :ky tha ashtu,tjetri tha keshtu,Tani mjaftohen duke thene qe ka notat e mira ne lendet e lehta(si te gjithe ekselentat i ka),Mesa duket qenka faji i tij qe shkolla eshte teper e lehte per te.Me duket se te gjithe studentat ekselente paskan kopjuar artikuj te akademikeve boteror ,dhe cfare te kopjuari.

    • E**A**: 17/12/2018 09:42

      Petriti, kritikat e këtij tipit ndaj qeverisë janë publikuar ke të gjitha mediat, kurse kjo lista e notave është publikuar vetëm ke Shqiptarja.com, as ke mediat opozitare që e mbështetën aq fort nuk janë publikuar sepse edhe vetë mediat opozitare e kanë të qartë me çfarë hipokriti kanë të bëjnë. Thjesht e përdorin kur u intereson. Sa keq përfundoi, më keq se ata që i denoncoi. Turp.

    • Petriti: 17/12/2018 08:38

      Nensi,ketu diskutohet nese taulanti po vepron korrekt,me prova,per zbardhjen e mashtimeve ne kurriz te shkences se vertete.Nuk po gjykohet aftesia e Tij ne mjekesi.Perbaltja qe po i bejne atij eshte thjesht per tu vetembrojtur nga tipat e tille.Shumica e komentuesve po u shmangen qellimisht thelbit te ceshtjes.

    • Nensi: 17/12/2018 02:38

      Altin, ti mendon qe Taulanti eshte mjek i mirefillte? Mjek quhesh nese ke licence, dhe Taulanti nuk ka ne asnje vend te botes.

    • Altin: 16/12/2018 22:41

      Edori Kabashi ka bere doktoraturen ne Kanada por ka levizur ne France prej disa futesh. Me sa di une ai eshte shkencetar kerkues e jo mjek I mirefillte. Sdq nuk e kuptoj qellimin e krahasimit te tij me Taulantin. Ai mire po ben qe po demaskon eliten qe sju mjaftua duke vjedhur por duan te dalin dhe "te edukuar".

  • Mjekesia dikur: 16/12/2018 13:58

    Taulant, te vertetat njerezit ne Shqiperi i interpretojne sipas interesit te tyre. Nuk i ka zene gjumi per 8 vjet duke nxjerre vrer se ua paske marre bursat ca vemjeve vegjetante qe nuk kane bere asgje ne jeten e tyre apo nuk i kane dhene asgje komunitetit ku jetojne. Mendojne se te mirat bien nga qielli, duke pritur ne kafe te Klasiku duke u qare sesi ua paskan marre torten nga dora. Sa bursa e mundesi ka sot plot kudo neper bote per te tere. Me pak durim e kerkim ne internet cdo gje eshte e mundur. Po keta jane njerez qe i presin gjerat tua fusesh ne goje gati, e ti kapercejne!Kujtojne se ekselent te ben te recitosh libra e Enverit bardh e zi te mjekesise apo te durosh arrogancen e profesoreve palaco ne te ftohtin e audoreve, te nenshtruar si ushtare te kapur rob. Ekselent eshte ai qe pertej interesit vetjak, ne menyre kritike analizon ambjentin qe e rrethon dhe kunderpergjigjet duke marre fatin e tij ne dore. Bravo Taulant qe ke qene gjithmone nje burim frymezimi per te gjithe ish studentet e FM duke thene te verteta me nje guxim qe askush e merr persiper. Bursat e shkembimeve kulturore Erasmus apo shkembimet akademike kane qene gjithmone te afishuara ne ambjentet e fakultetit por askush nuk e dinte cfare ishin, e nuk merrte mundimin te informohej. Mjere ata qe nuk e kuptuan ku ishin apo ku jane, dhe prosperitet per ata qe luftojne sot per jetet e tyre me te mira!

    Përgjigju
    • Deni: 16/12/2018 23:05

      Tani te flasim pak me kembet ne toke, ke mesatare tipike te cuditshme, ashtu si e marrin shume te tjere ne Fakultetin e Mjekesise. Une jam mjek, pak me I madh se Taulanti dhe ja ben muuuuuu qe lendet klinike I ka ne nivel mesatar, pjesa tjeter jane lende qe I merr 10 kushdo. Fizpati 5 dhe Anapati 10 eshte dicka qe nuk shkon. Mbase se per Fizpatin eshte pak veshtire per mik kurse tek Anapati Bajram Hysa bente cfare te donte? Kush ka qene ne ate fakultet sidomos kur e drejtonte maskarai Bajram e di se si funksionin gjerat aty.

    • Psikiatri: 16/12/2018 15:30

      Sa shume e ke punuar ne photoshop fotografine more Taulant Argjon Mjekesia dikur? Hahahaha

  • Pjeter: 16/12/2018 13:40

    Personalisht nuk kam qene kurreshtar per notat e Taulantit,por nuk mund te mos metren parasysh akuza te tilla sic jane bere kundrejttij,sepse edhe ai po akuzon ne menyre te drejte emra e prova te pa kundershtushme,dhe do te me vinte keq qe e kaluara e tij ta conte dem ate c,ka po bente.Me sa kuptoj une, nuk mund te perfundoje me kaq,ndoshta Taulanti e ka te qarte,pikerisht per kete, thekson fundin e nje cikli komentesh.Personalisht shpresoj qe Taulanti te vazhdoje te demaskoje maskarenjte.Nuk jam ne gjendje te gjykoj,dhe nuk dua te gjykoj negativisht,sepse ketu ka nje pergjigje serioze nga ana e tij.Se si i ka marre notat ne Shqiperi,mendoj se kane nje pergjigje,vazhdimi e tij jashte shqiperie.Dikush me rendedesi qe ka demostruar edhe here te tjera qe di te njohe veten kur gabon,duhet ti kerkoje falje ketij djali per komente e pershkrime mbi normalitetin qe mbulon posti i tij,ne qofte se e ben nje gje te tille,tregon edhe nje here, qe eshte zotri, per natyre.

    Përgjigju
    • Albana: 17/12/2018 16:35

      Zot fali se nje injorance kaq e madhe saqe nuk dine cfare thone, si ka mundesi qe jane kaq te painformuar e kaq shpifes?!?! E para dhe me e rendesishmja Taulanti ka shkuar ne Hollande pasi ka mbaruar fakultetin, e dyta ka marre burse per shkembim ne Bologna (nga BE) dhe nuk ka lidhje me ekselencen. Po si mendoni ju, ne Bologna shkohej kot? Po aty nuk beheshin provime ato 6 muaj, aq sa i takojne nje semestri? Po si u fut ky Taulanti dhe mori mbi 21 provime? E dini ju cfare jane 21 provime, jane dy vite fakultet! Pse nuk doli njeri te flase me fakte? SEPSE NUK KA, sepse po te kish nuk do kish ngelur as PS e as PD e as LSI pa i postuar me dite e me ore, se i ka demaskuar te gjithe! e kur nuk gjejne prova cfare bejne? Helmojne e perdorin mendjen e dobet te njerzve si kjo shoqja Nensi, qe me keto aftesi analitike qe paska, ia merr dhe Nard Ndokes ne kthese. Si nuk ju vjen turp me keto komente, shtremberoni cdo gje dhe interpretoni gjithcka duke lexuar disa portale me permbajtje absurde. Nuk thone kot qe populli meriton ata qe ka ne krye, po c'te besh qe jane nje pjese qe edhe pse ne minorance, ia vlen te luftosh per ta.

    • Nensi: 17/12/2018 02:42

      Taulanti e ka patur nen 7.5 mesataren deri sa u zgjodh Bajram Hysa dekan. Taulanti beri fushaten per Bajramin. Ne vitin 2012 Taulanti mori mbi 21 provime 10a me nga 10 minuta ne provim, dhe duke mos ndjekur asnje muaj shkollen, sepse nuk ishte ne Shqiperi. E coi Bajrami 6 muaj ne Bolonja dhe 6 muajt e fundit ne Hollande me bursa 'ekselence'. Taulanti nuk i meritonte keto as pasi iu rrit artificialisht nota, sepse 9.15 i vajti. Kishte shume te tjere me mesatare me te larte ate vit, por nuk ishin servilat e Bajram Hyses.

    • qytetar: 16/12/2018 20:00

      Ky eshte skuth,profesor doktor ne te genjyer e manipuluar.

  • Blerta: 16/12/2018 12:51

    Shume thjeshte,ky eshte super mashtrues

    Përgjigju
    • Arbër: 16/12/2018 16:06

      Ore shiqoja dorëshkrimin në kl e parë të fillores shkruajnë më bukur!

    • Bleta: 16/12/2018 15:38

      Blerta ti je studente apo gjyshe

    • Berti: 16/12/2018 13:58

      Shume e drejte! Nuk na duhen njerez si ky qe u nxjerr te palarat ktyre politikaneve tane. Por na duhen njerez si ty qe I mbrojne ata.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja