Taulant Xhaka mund të konsiderohet zyrtarisht pjesë e kombëtares kuqezi, pasi në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit ka mbërritur përgjigjja e FIFA-s që e lejon aktivizimin.

Përgjigja e FIFA-s ishte e domosdoshme për aktivizimin, pasi më parë ka qenë pjesë e moshave të Zvicrës. Pas përgjigjes nga organi më i lartë i futbollit botëror, Xhaka mund të luajë me Shqipërinë pa asnjë problem. Taulant Xhaka, vëllai i Granitit, është pajisur muaj me parë me pasaportë shqiptare.

“Ruzhdi Bizhuta” ndryshon emrin
“Elbasan Arena” do të quhet stadiumi në të cilin do të zhvillohen ndeshjet e ekipit kombëtar të futbollit për këtë edicion të eliminatoreve, por edhe të ekipeve shqiptare që do të marrin pjesë në kupat e Europës.

Vendimi është marrë nga Këshilli Bashkiak i qytetit të Elbasanit pas kërkesës së UEFA-s për një emër më të lehtë. Vendimi është mirëpritur në Elbasan, por emri i legjendës së futbollit të Elbasanit, Ruzhdi Bizhuta nuk do të hiqet, pasi salla e konferencave në këtë impiant do të mbajë pikërisht këtë emër.


d.b/shqiptarja.com