Taulanta Jupi në Report Tv: PD pre e kultit të individit, çfarë parimesh do mbajmë lidhur me ‘non gratat’? Bashkimi duhet ta kthejë PD-në fituese dhe me Berishën në krye nuk bëhet

Ardhja e Sali Berishës në krye të PD nuk e kthen partinë në një alternativë fituese dhe as nuk e afron atë me shoqërinë civile, por një bashkim i mirëfilltë rreth vlerave dhe principeve demokratike mund ta bëjë këtë gjë. Këtë bëri të ditur Taulanta Jupi anëtare e kryesisë së PD, e cila komentoi përçarjen e thellë brenda partisë.

Në një intervistë në Report Tv, Jupi tha se PD duhet të heq dorë nga kulti i individit, duke iu referuar Berishës, ndërsa theksoi se bashkimi duhet të jetë real dhe rreth vlerave demokratike, pasi ato janë armët më të forta që një parti mund të ketë për të fituar sërish besimin te elektorati i saj.

“Bashki është një gjë shumë e madhe dhe e domosdoshme, por krahas bashkimit, po aq i rëndësishëm është afrimi i PD në shoqërinë shqiptare.  Apo shkojmë drejt një bashkimi për hir të bashkimit apo drejt një bashkimi që i flet shoqërisë shqiptare? Pyetja që duhet të ngremë është se çfarë qëndrimi do mbaj secili prej nesh lidhur me statusin non grata të Berishës ? Këtë duhet të përgjigjen të gjithë brenda PD, ky bashkim duhet të jetë real, i vërtet dhe i sinqertë dhe sot e vërteta është arma më e fortë dhe nuk mund t’i fshihemi. A do bëjmë një politikë populiste me dy qëndrime apo do i qëndrojmë parimeve amerikane e euroatlantike? 6 marsi tregoi se është një shumicë e heshtur që refuzoi të votojë pikërisht prej këtij konflikti në PD. PD po vuan sot nga kulti i individit, e paimagjinueshme që të riktheheni në të njëjta figura dhe përvoja. Kulti i individit është për zotin e Berishës, PD i ka dhënë sa ka mundur dhe një pjesë  e historisë së saj por a është ky moment i PD për tu rikthyer sërish?”, tha Jupi.

Largimin e Bashës, Jupi e konsideroi si një mënyrë për bashkimin e demokratëve, por shtoi se edhe Berisha duhet të bënte të njëjtën gjë. Anëtarja e kryesisë së PD tha se demokratët duhet të bëjnë të qartë se çfarë qëndrimi duhet të mbajnë ndaj një “non grata”.

“Dorëheqja ka ardhur në një moment duke i dhënë përgjigje akuzave të pabaza në 7 muaj për karrige personale dhe peng i Ramës. Kjo duhet të lexojmë edhe nga ana tjetër duhet te kishim tërhiqej edhe Berisha dhe ti jepje je shans bashkimit te PD dhe elektoratit te saj., me zotin Berisha dyshoj se PD do jetë një alternativë fituese. A do i qëndrojmë standardeve tona lidhur me non grata apo çdo non grata që merr vota do hyjnë në parlament? Kjo është sfida e vërtetë e PD në këto momente, krijimi i standardeve të dyfishta dhe prishja e balancave vetëm PD nuk mund t’i përjetojë Bashkimi do të jetë mekanik dhe do të asimilojë mendimin ndryshe nga ata që mendohet se do udhëheqin PD, apo bashkim që do e kthejë PD në një alternativë”, përfundoi Jupi.

Lulzim Basha dha dorëheqjen si kryetar i PD-së, pas 9 vitesh si drejtues i kësaj partie. Vendimi i Bashës për dorëheqjen erdhi pas humbjes së thellë të PD në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku jo vetëm nuk fitoi asnjëra nga 6 bashkitë, por u rendit edhe forcë e tretë. Ndërkohë dy ditë më parë, Komisioni i Rithemelimit i drejtuar nga Sali Berisha, shkoi në seli dhe hoqi fortifikimet që i ishin bërë godinës, nga dyert e blinduara në adezivë, dukë dhënë mesazhin e parë për bashkimin e demokratëve, edhe pse sërish duken më të përçarë se kurrë.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • andi: 28/03/2022 17:06

    moj vajze nuk perfaqson askend swpse JE E SHKARKUAR

    Përgjigju
  • DERDIMEN KASAP RREXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 28/03/2022 13:45

    O Taulanta Jupi ke plotësisht të drejt po hajt e fol me analfabetët e me Shkodranët ata thon Bërrrish Bërrrisha. Pra me një fjal debilve thuaj çfar të duash ata as marin vesh as kuptojn por vetëm si IDJOT militojn. Diskutimet jan të kota. Me nderime e me respekt Profesor Doktor Rrexhep Bule Leka personalitet me 10 gjuh të huaja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri