Tavë me lakër arme e kimë nga zonja Albana

Tavë me lakër arme e kimë

Përbërësit:

  • 1 kg lakër arme
  • 500 gr mish të grirë
  • 100 gr oriz
  • 2 qepë të mëdha
  • 3 domate të grira
  • 3 lugë salcë domatesh
  • 4 lugë supe vaj misri
  • 4 lugë supe vaj ulliri
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 lugë kafeje piper i zi
  • 1 lugë kafeje piper i kuq
  • Pak trumzë

Përgatitja:

Veçojmë nga lakra arme të gjitha gjethet e mira të saj duke i pastruar nga koçanët. Grijmë në kubikë të vegjël qepët dhe i kaurdisim në një tigan me vaj. Skuqim aty edhe mishin e grirë, duke shtuar kripë, domaten e grirë, salcën e domates dhe i trazojmë të gjitha derisa të formohet një kima e shijshme. Grijmë majdanozin dhe shtojmë orizin dhe trumzën, duke e provuar edhe për kripë. Në tavë shtrojmë nga një gjethe lakër arme në gjithë sipërfaqen. Hedhim mbi to kima dhe përsëri shtrojmë gjethe armeje. Veprojmë kështu me 4-5 shtresa e në fund shtrojmë gjethet më të mëdha e të bukura. E presim në katrorë si pastiçe dhe e spërkasim përsipër me piper të kuq dhe vaj ulliri. Hedhim ujë të nxehtë deri afër sipërfaqes dhe e vendosim për ta pjekur në 200 gradë, për 45-50 minuta, derisa ta pijë lëngun.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë