“Te 0 900-ta ia kam lujt fenë”, Arilena Ara bën deklaratën e fortë

“Te 0 900-ta ia kam lujt fenë”, Arilena Ara bën deklaratën e fortë

Arilena Ara

 

Arilena Ara është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Pavarsisht se është e re në moshë ajo ka korrur shumë sukses, sidomos me hitin “Nëntori”. E ftuar në “Xing me Ermalin”, ajo ka folur në lidhje me fillimet e karrierës së saj.

Gjatë emisionit, Ermal Mamaqi pyeti këngëtaren nëse ka bërë ndonjëherë punë të tjera përveç muzikës. “Arilena, ti ke filluar direkt si këngëtare, nuk po ta them moshën se mbi të gjitha je femër dhe femrave nuk iu thuhet mosha...Ti ke bërë ndonjëherë ndonjë punë si të rinj e tjerë? Si unë për shembull që kam punuar kamarier, recepsionist, etj etj. Ke punuar ndonjëherë në call center ti?…,”- e pyet ai.

Në call center nuk kam punuar, por të them të drejtën te 0 900-ta ia kam lujt fenë,”- përgjigjet Ara me humor.

Joooo, çfarë thua. Pse ti paske qenë ajo që fliste në telefon?”- ja ktheu Ermali.

“Prit prit… po ti nga e di. Ky ka qenë ai djali që qurravitej në telefon. Përtej shakave, unë kam patur fatin që 14 vjeç të fitoj “X Factor” dhe që nga ai moment ka ndryshuar jeta ime dhe i jam dedikuar muzikës,”- vijoi më tej këngëtarja Arilena Ara.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)